Bamir Topi i mëshon rrezikut të manipulimit të zgjedhjeve; dhe paralajmëron Berishën

Të gjitha partitë opozitare po dëshmojnë se janë syçelët lidhur me ndonjë tentativë të pushtetit për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Të paktën, me retorikë e kanë treguar se janë përgatitur për një tentativë të tillë. Partia më e re, FRD-ja, po i mëshon në vijimësi të njëjtit rrezik. Kreu i saj, Bamir Topi, ka përsëritur dhe sot shqetësimin e tij. Madje, në formë “kërcënimi” për Berishën. Në një intervistë për televizionin Vizion Plus, pasi ka nënvizuar dhe njëherë se nuk ka ndërmend të bëjë aleancë parazgjedhore me dy partitë e mëdha, ai i është drejtuar Berishës. “Nëse tenton të prekësh zgjedhjet e qershorit, do të paguash për koston e lartë që do të ketë vendi”, është shprehur ish Presidenti i Republikës.
Re.Pu.
Comments
Do te paguash , thote

Do te paguash , thote Topi...Kercenim eshte ky ?!

Kush ka' paguar ' nga keta politikane ne kete vend ?! Ne i paguajme te gjitha, ne, te thyerat e te pathyerat, ne shterngojme rripin kurse ju e lironi.

Shpresojme te jete Bamir Topi

Shpresojme te jete Bamir Topi politikani qe do i beje balle Berishes, se Rama me paaftesine e tij politike ka treguar krejt te kunderten.

Te gjitha gjasat jane qe

Te gjitha gjasat jane qe Berisha keto zgjedhje do t'i manipuloje sa ka manipuluar bashke te gjitha zgjedhjet e sotme, vendore dhe legjislative, duke filluar nga ato te 1996-tes. Valle perse po ve ai ne postet kyçe njerezit me te paafte, por me te nenshtruar?! Ai ka ne dore presidentin, KQZ-ne, Gjykatat, prokurorine, ushtrine, policine, banditet e hurit dhe te litarit, militantet e dehur dhe te paguar etj etj. Kush mund t'ia mbaje doren?! Huqi del pas shpirtit, - thuhet. Nje krahasim: a i keni verejtur ne Kine. Te denojne me pushkatim nese merresh me droge. Megjithate ka plot qe vejne jeten ne rrezik per tu pasuruar me metoda mafioze... Dhe ju mendoni se njeriu me i fuqishem ne Shqiperi do te thote: "I humba zgjedhjet... Merreni pushtetin". Jeni vertet te marre apo beni. Ju duhet te beni te qarte qe sot se çfare do ndermerrni kur Sala te fuse te dyja duart ne kutite e votimit. Vetem frika per veten ose rrethin e tij mund ta beje ate qe te stepet pak dhe te mos vjedhe masivisht. Dhe ne rast se ai ua rremben perseri pushtetin duhet te deklaroni minimumi shkrirjen e partive tuaja dhe doreheqjen personale nga politika pergjithmone. Ndryshe jeni bashkefajtore dhe pjesemarres ne lojen e shkaterrimit te vendit.

Add new comment