Arkiv-Lajme
“Baraba” dhe “Barjaba”, ose dallimi me PD e PS
Partia Socialiste ka shpërndarë dje një deklaratë për çështjen Barjaba, me të cilën tenton t’i vërë fre përdorimit të shproporcionuar të këtij rasti nga politika. Sipas deklaratës së PS “Provat dhe faktet e përditshme që opozita po publikon, duke filluar nga vetë të ardhurat marramendëse të familjes së kryeministrit, e kanë bërë edhe më të dëshpëruar reagimin e tij. Së fundi kryeministri është kapur pas rastit të Kosta Barjabës si i mbyturi pas fijes së barit. Njerëzit e dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara”
Pse e ‘zhdukën’ nga publikimi online listën e zyrtarëve që nuk kanë paguar taksën e makinës?
Dje, të gjitha mediat pasqyruan rastin e mos-pagesës së taksës së makinës nga qeveritarë të lartë, deputetë e deri nga ish-mbreti. Disa e kishin dhe titull kryesor. Sot, kjo listë debitorësh është hequr nga faqja online e Drejtorisë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Lajmin e jep portali Tema online. I vetmi që ka bërë një deklaratë e ka kërkuar ndjesë publike për këtë “shkujdesje njerëzore, siç e quan, ëshë z. Olldashi, ndërsa Presidenca e ka mohuar si fakt duke thëën se Presidenti i ka paguar detyrimet.
Agimi i Artë, duket se ka konsumuar retorikën në vendin e vet, vendos të përvetësojë Skënderbeun
Mbaron numërimi formal: Romney ka marrë 47% të votave. Për ironi, 47% ishin njerëzit që fyu, i xhiruar me kamera të fshehtë
PD po i mëshon rastit Barjaba, që t’i heqë audiencë denoncimit të Taulant Ballës për familjen e Kryeministrit?
Pse PD po investohet kaq shumë në rastin Barjaba? Mentor Nazarko, shkruan te Panorama sot se kjo i ngjan një “komedie banale parazgjedhore”. Ai nuk habitet që 3 media elektronike pranë qeverisë e trajtuan si lajm të parë, pra edhe më të rëndësishëm se krijimi i Komitetit kombëtar të diasporës.
Ngjashmëria mes vitit 2005 kur ikën socialistët, dhe vitit 2013, kur pritet rotacion me PD
Skënder Minxhozi ka bërë sot te Shqip një analizë krahasuese mes vitit 2005 kur u bë rotacioni PS-PD dhe vitit 2013, kur janë zgjedhjet në të cilat PS shpreson një rotacion të ri.
Sipas Minxhozit “Në fund të dy cikleve tetëvjeçare, gjatë të cilëve të dyja partitë e mëdha kanë harxhuar të gjitha burimet e tyre njerëzore, idetë, projektet dhe kapacitetet intelektuale e profesionale që ishin në gjendje të mblidhnin rreth vetes.
Analiza: Pse fitoi Obama pavarësisht 580.000.000 $ të Romneyt për reklama TV?
Ekspertët vazhdojnë të analizojnë dështimin e republikanit Mitt Romneyt në presidencialet e SHBA,në përpjekje për të kuptuar arsyet, e për ët nxjerrë mësime për të ardhmen. Reuters, në një shkrim të fundit, vlerëson se ekipi fitues i presidentit Barack Obama mund të keët fituar edhe sepse diti të përdorë TV kabllor, duke kanalizuar reklama të posaçme për grupe specifike të votuesve.
Qeveria Greke përcakton kufijtë detarë në mënyrë të njëanshme. Shqetësohet vetëm për reagimin e Turqisë (e aspak të Shqipërisë)
Qeveria greke po vlerëson mundësinë për të depozituar në Kombet e Bashkuara koordinatat e kufijve të jashtëm të shelfit kontinental grek dhe zonave ekonomike ekskluzive (EEZ), të përcaktuara në mënyrë të njëanshme dhe sipas gazetës “To Vima”, kjo mund të bëhet në muajt e parë të vitit 2013.
Gazeta raporton se idea e shpalljes së njëanshme, që mbështetet edhe nga kryeministri Andonis Samaras, mund të shkaktojë episod të nxehtë me Turqinë dhe reagime nga vendet e tjera fqinje, cituar nga Express në Prishtinë.
Lufta politike zhvendoset online, Rama konferencën e parë për shtyp, live në Twitter nesër në 12:00
Pas deklaratës së Kryeministrit se ministrat duhet të hapin faqet e tyre në FB, çka dikush e komentoi si politikë punësimi (meqë 10 njerëz të tjerë do administrojnë ato faqe), Kreu i PS-së paralajmëron se konferencën e parë të shtypit për vitin 2013, do ta zhvillojë në Twitter, raporton portali www.gazetadita.al.
1.5 milionë vizitorë kanë vizituar armët e Skënderbeut? Pra, nga dera kanë hyrë 80 vetë çdo 60 sekonda!!!
Ekspozita e armëve dhe përkrenares mit të heroit tonë kombëtar, për mëse 1 muaj u shndërrua në vend peligrinazhi sepse shqiptarët mundën për herë të parë t’i shihnin në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e ekspozitës së çelur më 22 nëntor, muzeologu Fredi Gusho thotë se janë rreth 1 milionë e gjysmë vizitorët që kanë parë ekspozitën, raporton Koha Ditore.
