Analiza: Pse fitoi Obama pavarësisht 580.000.000 $ të Romneyt për reklama TV?

Ekspertët vazhdojnë të analizojnë dështimin e republikanit Mitt Romneyt në presidencialet e SHBA,në përpjekje për të kuptuar arsyet, e për ët nxjerrë mësime për të ardhmen. Reuters, në një shkrim të fundit, vlerëson se ekipi fitues i presidentit Barack Obama mund të keët fituar edhe sepse diti të përdorë TV kabllor, duke kanalizuar reklama të posaçme për grupe specifike të votuesve. Gjatë javëve të fundit përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit kur sondazhet tregonin një garë të ngushtë, fushata e Obamës shfrytëzoi larminë e TV kabllor, për të synuar gratë në kanale kabllore si Food Network dhe Lifetime , dhe burrat në kanale të tilla si ESPN. Ekipi Obama përdori fragmentimin e audiencës së TV kabllor për të kapur votuesit specifikë në shtetet kryesore. Ndërkohë, fushata Romney mbështetej në metodën tradicionale të ngarkimit me mesazhe të TV tokësorë. Kampi Romney nuk pati thuajse asnjë reklamë në TV kabllor në dy nga shtatë ditët e fundit të fushatës. Fakti që gara u mor vesh se do të përqendrohej në disa pak shtete, i dha mundësi ekipit Obama të përzgjidhte gjeografikisht votuesit që do u jepte mesazhe. Obama fitoi, përkundrejt 580.000.000 $ që ekipi Romney harxhoi për reklamë në 20 muaj, një shifër rekord kjo, gati 200,000,000 $ më shumë se Obama. Ja.Se.
Add new comment