Arkiv-Lajme
Shqipëria, nga sateliti Suomi
FOTO LAJM: Ky fragment është shkëputur nga një video e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA. Ofron mundësinë për një tjetër këndvështrim mbi botën tonë. Është në fakt një panoramë konkrete e globit, e marrë gjatë netëve me qiell të pastër nga sateliti Suomi. Fragmenti i shkëputur në foto është pjesa e globit ku shihet edhe Shqipëria.
Berisha ka zbuluar magjinë e facebook-ut; shënimi i fundit në profilin e tij është një barceletë e Gëzim Krujës
Berishës i ka hyrë në zemër menjëherë facebook-u, dhe provë për këtë është fakti që ai është shumë aktiv me shënime në profilin e vet. Janë shënime të natyrës familjare e intime, me të cilat kërkon të neutralizojë me sa duket efektin që bëjnë daljet e tij në TV, dramatikisht të shpeshta e gjithnjë të murrëtyera. Madje, në shënimin e fundit ai shfaqet gazmor e anektodik.
Intervista e Ramës në twitter gjen mbulim të mirë mediatik
Intervista e Edi Ramës në twitter ka gjetur pasqyrim të mirë në media, dhe ka zënë të komentohet në blogje e rrjete sociale. Është një tip interviste që i jep politikanit alibinë e shpjegimeve të munguara (mesazhet në twitter janë me 140 karaktere, jo më shumë), dhe që e lejon atë të luajë me fraza e me slogane. Por ideja, me sa duket, ka rezultuar e frutshme për Ramën, i cili ka mundur të përcjellë një numër mesazhesh. Ja disa prej këtyre mesazheve, që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen:
-Drejtësia për 21 janarin është angazhimi im, derisa të kem frymë.
PD-ja me frymë të rëndë prej buallice - shkruan Vehbiu dhe e quan linçimin e Barjabës reagim i ndyrë i një shoqërie mjeranësh
PD-ja, me frymë të rëndë prej buallice, siç e ka zakon, ia shkatërroi personin publik këtij të ziut, duke e quajtur “xhepist ordiner” etj.; edhe pse qartazi kjo u ndërmor për të goditur PS-në... Vëreni si lufta për të ndarë krundet e pushtetit në Tiranë, e bëri një viktimë të re... Nuk ka asgjë etike në ofensivën mediatike kundër sociologut dhe veprimtarit Barjaba, as në distancimet hipokrite të institucioneve ndaj tij.
“Pleshti” hyn në histori si askush tjetër më parë
Ashtu sic edhe pritej Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2012. Cmimi iu dorëzua futbollistit në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Zyrih të Zvicrës. Messi fitoi cmimin prestigjoz duke mposhtur dy kandidatët e tjerë, Ronaldo dhe Iniesta. Ky është cmimi i katërt radhazi për asin argjentinas që në 2012 theu edhe rekordin e golashënuesit më të mirë në një vit kalendarik, rekord ky që mbahej prej vitesh nga legjenda gjermane, Gerd Muller.
KQZ bie dakord për KZAZ-të
KQZ ka përcaktuar sot me unanimitet mes përfaqësuesve të saj përbërjen e Komisioneve Zonale dhe hodhi shortin për përcaktimin e anëtarit të shtatë të tyre (që është edhe kryetari). KZAZ-te te cilat duhet të konstituohen 90 ditë para zgjedhjeve, janë strukturat e dyta nga rëndësia pas KQZ-së dhe menaxhojnë të gjithë përgatitjet në terren.
Një përkthim i shkurtër i artikullit të sotëm të Artan Hoxhës
Në një artikull në gazetën Panorama, të titulluar “Kolegji Zgjedhor garant kundër obstruksionit”, Artan Hoxha (ish-kandidati për president, jo gazetari i News 24), ka bërë një përmbledhje të argumenteve juridikë të përdorur nga Njazi Kosovrasti dhe Oerd Bylykbashi në lidhje me çështjen e numrit të KZAZ-ve. Dhe arrin në përfundimin se Kolegji Zgjedhor bëri mirë që vendosi vetë se sa KZAZ duhet të kemi në zgjedhjet e ardhshme.
Burgu të mëson të shkruash i lirë nga tundimi për botim - thotë Bashkim Shehu dhe i shmanget pyetjes ç'është sot për të Shqipëria
Dy javë më parë, Ministria e Kulturës i dha Bashkim Shehut çmimin “Fan Noli” për përkthimin e veprës “Nokturnet e Kilit” të shkrimtarit Roberto Bolanjo, me motivacionin “prurje me vlera të spikatura në traditën e përkthimit të autorëve të rëndësishëm nga letërsia e huaj në gjuhën shqipe”. Këtë vepër, Shehu e ka përkthyer bashkë me bashkëshorten e tij Edlira Hoxhollin. Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit komunist më jetëgjatë në pushtet Mehmet Shehu prej vitit 1997 jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.
Lenka e Shkodrës - e quan ish-aktivisti shkodran i PD-së Topallin dhe flet për kapjen e qytetit verior "nga Zina"
E përditshmja DITA ka si kryeartikull të numrit të sotëm një intervistë me një ish-aktivist të Partisë Demokratike në Shkodër, Arben Cokaj, i cili flet për luftën e egër për pushtet lokal brenda klaneve të PD-së në qytetin verior.
Kontroll punësimeve të militantëve dhe pronave - veçon SHQIP nga intervista e Ramës
Edhe e përditshmja SHQIP ka si kryeartikull të sotëm pjesë nga përmbajtja e intervistës së Edi Ramës me qytetarët në Tëitter. Kjo e përditshme është fokusuar në përgjigjet e kreut të opozitës për sjelljen me punësimet dhe pronat pas zgjedhjeve të qershorit. "Rama: Kontroll punësimeve dhe pronave" - është titulli i sotëm kryesor i Shqip-it me një mbititull ku vihet në dukje fjalia e Ramës: "Do hiqen nga puna militantët, do kontrollohen privatizimet dhe koncesionet".