Një përkthim i shkurtër i artikullit të sotëm të Artan Hoxhës

Postuar në 07 Janar, 2013 10:26

Në një artikull në gazetën Panorama, të titulluar “Kolegji Zgjedhor garant kundër obstruksionit”, Artan Hoxha (ish-kandidati për president, jo gazetari i News 24), ka bërë një përmbledhje të argumenteve juridikë të përdorur nga Njazi Kosovrasti dhe Oerd Bylykbashi në lidhje me çështjen e numrit të KZAZ-ve. Dhe arrin në përfundimin se Kolegji Zgjedhor bëri mirë që vendosi vetë se sa KZAZ duhet të kemi në zgjedhjet e ardhshme.

Duke patur parasysh titullin e artikullit dhe përfundimin në të cilin është arritur në të, përkthimi në shqipe të shkoqur i tij duket se është paralajmërimi: “Për çdo vendim të rëndësishëm për të cilin nuk bëhen 5 vota në KQZ, Kolegji Zgjedhor do të bëjë atë që ka bërë paraardhësi i tij – do të vendosë në favor të partisë në pushtet…”

Me fjalë të tjera, që opozita të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve, duhet të ketë një epërsi të qartë për marrjen e mandatit të fundit të saj në çdo qark. Përndryshe, në qoftë se mandati i fundit i saj në një apo disa qarqe diskutohet për një grusht votash, Njazi Kosovrasti dhe Oerd Bylykbashi do ta çojnë çështjen në Kolegjin Zgjedhor dhe Artan Hoxha do të bëjë pastaj tek Panorama një përmbledhje të argumenteve juridikë të përdorur nga dy të parët…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe pastaj thone qe dhuna nuk eshte menyra e duhur per te rrezuar keta burra e gra [DELETED]

Submitted by Leonardo (not verified) on

E çfarë mund të presësh nga një njeri i vockël dhe shpirtë ligë allahu nuk ja dha në bojë por ja dha në shpirt të lig

Submitted by Anonim (not verified) on

Keta fashiste te koheve moderne po i toleron populli i mjere. Ka ardhur koha e "mbathjes se opingave". Rruge tjeter me keta bandite te qelbur nuk ka.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Akoma me Artan Hoxhen merreni ju, me kete palo sigurims.  Kam qene ne pak seanca te gjyqit te tij dhe me vinte meshire per te, pasi nuk besoja qe ky te ishte HAJDUT. Nga diskutimet qe bera me eksperte, ai kishte bere gabime, por ne gjyq, disa nga ekspertet (nder ta edhe Shkelqim Cani) u pepoqen ta mbronin ate me menyre teper te rafinuar.....

Submitted by f d (not verified) on

Z.Zaloshnja , pse eshte i domosdoshem 'perkthimi' i nje artikulli te nje 'analisti' te nje gazete ?! Ai ka bere 'analizen' e vet dhe ka marre honoraret e veta, ndersa lexuesi (kam siguri besoj) di te seleksionoje, di te pertype e ripertype dhe ne fund te mendoje...
Le te mendoje si te doje, ne baze te 'perkthimit' te vet...se ne fund te fundit...shqip eshte e nuk ka ndonje xhevahir te fshehur mes rreshtave, mes fjaleve a germave...

Si 'konsumator' i blogut pretendoje te rriten asortimentet dhe cilesia e ' menyse'.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

E kam lexuar artikullin e Notarit.Ai shkurt thote."Kujt i plasi se nuk u arrit Konsensusi ne KQZ ashtu si e ka te shkruajtur Kodi,e zgjidh Kolegji Zgjedhor".Atehere une pyes.Po nqs eshte keshtu,pse ne Kod eshte shkruajtur se duhen me patjeter 5 vota?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Eshte shkruajtur se duhen me patjeter 5 vota qe te miratohet vendimi i KQZ. Sikurse shkruhet qe nese nuk arrihet numri i kerkuar i 5 votave ceshtja shkon per shqyrtim ne kolegjin zgjedhor.

Me siguri nuk e kupton prape :)?

Submitted by Anonim (not verified) on

po gelltite nje luge corbe shume te prishur, do te vjellesh tere jeten. s'ka cte beje i shkreti...

Submitted by Idriz Tafa (not verified) on

Artan Hoxha po lobon te listohet i pari  ne listen e PD-se per Durresin ne zgjedhjet e 2013-es, ku rivalizon me Sokol Olldashin. I doli huq per President, tani te pakten te jete deputet. Te gjitha "argumentet" e njeriut te ish-Sigurimit komunist si dhe sherbimit sekret italian aktual (u rekretua kur ishte ne Itali ne vitin 1992, teksa vuri ne dispozicion dhe ish-bashkeshorten qe "i bëri naftën"), kane si qellim per te marre me te mire Berishen.

Listimi i Artan Hoxhes, ministrit Sokol Olldashi, drejtorit te portit Eduard Ndreu, drejtorit te Postave Arqile Gorea, drejtorit te gjendjes civile Aramand Teliti, drejtorit te ujesjellesit te Durresit do te ishte katastrofe per PD-ne ne qershor 2013.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.