"Front opozitar nga e majta në të djathtë". Dhe parashikimet e Kaçit në cep të faqes (PANORAMA)

Postuar në 07 Janar, 2013 03:48

Edhe e përditshmja PANORAMA ka si kryeartikull të ditës së sotme intervistën e kreut të opozitës Edi Rama dhënë dje në Tëitter live me rreth 250 qytetarë që pyesnin. Kjo e përditshme ka zgjedhur nga pyetje-përgjigjet e shumta të këtij bashkëbisedimi, pjesën ku Rama flet për zgjedhjet e 2013-s. "Rama: Front opozitar nga e majta në të djathtë" është titulli i madh i sotëm i Panoramës, e cila në nëntitull ka vijuar me "Kreu i PS në Twitter: LSI, të zgjedhë: patericë e regjimit ose krah opozitar".

Panoramës i dallohet ende zbehtë një kthesë e lehtë, javët e fundit në politikën editoriale. Kuptohet nga editimi i titujve, por edhe vendosja e tyre. I përhershmi Kastriot Islami me disa parashikime të reja mbi zgjedhjet e 2013 ka përfunduar sot në cep të faqes së parë, kurse gjysma e poshtme e faqes i është dhënë bujarisht folkut të kronikës rozë. Titulli i dytë i kësaj të përditshmeje është "Zbulohen fotot e jetës luksoze të ciftit" dhe kronika e shoqëruar me disa foto të dy të rinjve me një shishe ujë dhe një paketë cigare përpara - flet për një 18-vjecare e arrestuar ditët e fundit nga policia pas denoncimit të të atit se i mungonin para në llogari.

Në kolonën e opinioneve të gazetës Panorama mund të lexohen sot: "Kolegji Zgjedhor, garant kundër obstruksionit" nga Artan Hoxha dhe "Përse shqiptarët duan të bëhen kryeministra" nga Shkëlqim Cani. (A.N.)

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Shikoni dy batakçijntë që zbardhin dhëmbët në kurizin tonë</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ilirit vetem burgu i mungon, kurse Kaçit i mungon vetem tesera e PD-se. Pse Edi Rama nuk e ben dalje publikisht dhe me arrogance. Mjere shqiptaret ke degjojne dhe ke lexojne. Pse o njerez i harxhoni 30 lek per te lexuar perrallat e Kastriot Islamit?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.