Intervista e Ramës në twitter gjen mbulim të mirë mediatik

Postuar në 08 Janar, 2013 01:17

Intervista e Edi Ramës në twitter ka gjetur pasqyrim të mirë në media, dhe ka zënë të komentohet në blogje e rrjete sociale. Është një tip interviste që i jep politikanit alibinë e shpjegimeve të munguara (mesazhet në twitter janë me 140 karaktere, jo më shumë), dhe që e lejon atë të luajë me fraza e me slogane. Por ideja, me sa duket, ka rezultuar e frutshme për Ramën, i cili ka mundur të përcjellë një numër mesazhesh. Ja disa prej këtyre mesazheve, që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen:

-Drejtësia për 21 janarin është angazhimi im, derisa të kem frymë.

-Do të pesëfishojmë financimin publik për bujqësinë. Do heqim akcizën e naftës bujqësore dhe taksën e qarkullimit. Do heqim TVSH e plehrave kimike. Do reduktojmë TVSH e farërave.

-[Televizionin publik shqiptar] do ta rindërtojmë nga e para dhe do t’ia kthejmë publikut.

-[Do të anulojmë disa privatizime të sektorëve strategjikë], por gjithçka përmes transparencës profesionale, jo qorrazi e me yrysh politik.

-[Lidhur me administratën publike] programi ynë i rekrutimit është vërtet spektakolar. Gjithsecili do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen për shtetin.

-Jo, nuk jam penduar [që kam shkuar tek Ilir Meta në Gjirin e Lalzit]. Po të kthehesha mbrapsht, do ta ribëja, sepse qëllimi ishte mjaftueshmërisht fisnik për të ngurruar, duke kalkuluar ç’do thonë bota!

-[LSI-ja], duke zgjedhur opozitën, do të bënte edhe një akt vullneti të mirë për t’u ndarë nga hija e një të shkuare të palavdishme në pushtet.

-FRD-ja duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Baraslargimi ndihmon regjimin… Jemi përballë një regjimi. Duhet një front opozitar pa paragjykime. Prioriteti i parë është largimi i regjimit me votë mbarëpopullore.

-Si ka mundësi që kursimet e mija janë vetëm 3000 euro? S’jetoj për të bërë pará, po për të mos ikur pa lënë gjurmë!

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://www.mapo.al/2013/01/07/ramapasuria-ime-seshte-3-mije-euro-po-ndertoj-nje-shtepi-te-re/

Re.Pu.

Comments

Submitted by aqifi (not verified) on

ndoshta Rama detyrohet te dale ne Twitter pasi ai e ndjen se eshte i dobet te perballet drejt per se drejti me gazetaret. Ai nervozohet shume kur i bejne pyetje dhe nuk u pergjigjet dot edhe refuzimi i tij i pakuptimte per te mos u bere deputet ne 2009, ishte vecse frika nga perballja ne parlament. Rama edhe me kundershtaret e tij brenda partise asnje here nuk eshte perballur vete personalisht por ka vene te tjeret, mbani mend te kete bere ndonje debat  publik por dhe ne parti qofte,  me Blushin psh. Sado e dobet qe te jete demokracia ne Shqiperi mire apo keq ka nje tradite 20 vjecare dreqi ta haje. Rama eshte vese nje humbes i madh i cili tashme  nuk demton me vetem Partine Socialiste qe se fundmi po i ndryshon edhe ngjyren por gjithe shoqerine

Submitted by dritan (not verified) on

Thelbi i asaj qe Rama tha ishte lutja per koalicion me LSI dhe FRD. Pergjigja qe mori brenda 48 oresh ishte negative ... sukses i papare

Submitted by Dritan (not verified) on

Me thoni njehere te vetme qe Edi Rama ka humbur (pa futur ketu vjedhjet ne mes te dites te votave).

Kuptoje thirrjen e Edi Rames per keto forca ne nje prizem tjeter....fute pak trurin ne perdorim se mbase e gjen ; )

Submitted by Bard (not verified) on

Ja po  ti them une ca raste(nder shume) kur Rama ka humbur: Ka perçare partine dhe te majten ne menyre te pakthyeshme; ka shendrruar PS ne nje bunker ku lejohet te hysh vetem pasi dhe nese ke bere shpelarje trush; ka shitur Gerdecin ne kembim te ndryshimeve famekeqe kushtetuese; ka shitur 21 Janarin duke kurveruar me LSI; ka humbur 2 presidente duke mos dhene asnje kandidature nga PS; ka humbur bashkine nderkohe qe kandidatet e tjere te PS fitonin ne bashki te pamundura. C te te them tjeter?

Submitted by Erind (not verified) on

cfare lajmi ...!! Rrofshi se e kishim vertet merak se mos ndoshta nuk do te kishte gjetur mbulim te duhur.

Po kur 2/3 e ketyre mediave financohen nga Sorros-i ? Apo kjo nuk ka asnji lidhje ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.