KQZ bie dakord për KZAZ-të

Postuar në 07 Janar, 2013 12:41

KQZ ka përcaktuar sot me unanimitet mes përfaqësuesve të saj përbërjen e Komisioneve Zonale dhe hodhi shortin për përcaktimin e anëtarit të shtatë të tyre (që është edhe kryetari). KZAZ-te te cilat duhet të konstituohen 90 ditë para zgjedhjeve, janë strukturat e dyta nga rëndësia pas KQZ-së dhe  menaxhojnë të gjithë përgatitjet në terren.

Përkatësisht, pas hedhjes së shortit, KQZ vendosi që PD do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numrin çift, dhe PS do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek. Partia Socialiste do të ketë shumicën ne KZAZ-të e 4 qarqeve. Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë. Ndërsa PD vetëm në 2 qarqe: Dibër dhe Berat.

Qarqet e mëdha si Tirana, Fieri, Korça, Elbasani e Shkodra, ndahen në mënyrë të barabartë mes dy partive kryesore. Sipas Kodit Zgjedhor dy nga anëtarët e KZAZ i takojnë PD,  dy PS, ndërsa LSI e PBDNJ, kanë nga një. A.N.

 

Foto: Pamje nga mbledhja e sotme e KQZ (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.