Kontroll punësimeve të militantëve dhe pronave - veçon SHQIP nga intervista e Ramës

Postuar në 07 Janar, 2013 06:31

Edhe e përditshmja SHQIP ka si kryeartikull të sotëm pjesë nga përmbajtja e intervistës së Edi Ramës me qytetarët në Tëitter. Kjo e përditshme është fokusuar në përgjigjet e kreut të opozitës për sjelljen me punësimet dhe pronat pas zgjedhjeve të qershorit. "Rama: Kontroll punësimeve dhe pronave" - është titulli i sotëm kryesor i Shqip-it me një mbititull ku vihet në dukje fjalia e Ramës: "Do hiqen nga puna militantët, do kontrollohen privatizimet dhe koncesionet". Shqip ka vecuar në faqe të parë edhe disa lajme të kronikës së zezë, ndërsa në hapësirën kushtuar opinioneve mund të lexohen "3 kushtet magjike dhe sekserët europianë të Berishës" nga Andrea Stefani i dhe "Fushata: Trego kasafortën, nga Argita te Linda" me autor ish-kryeredaktorin e kësaj gazete Aleksandër Cipa. A.N.

 

Foto: Berisha, duke folur gjate nje konference shtypi lidhur me akuza per abuzime me pronat publike (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.