Arkiv-Lajme
"Po pse, sa mund të kursejë në vit nga rroga një zyrtar i lartë? - përgjigjet Rama për '3 mijë eurot' (MAPO)
E përditshmja MAPO ka si kryeartikull të ditës së sotme, intervistën e djeshme të Edi Ramës në Twitter me pyetje të drejtpërdrejta nga qytetarët. Pyetje-përgjigjet në fjalë janë pasqyruar sot në thuajse gjithë shtypin e ditës, por secila nga gazetat ka marrë pjesë të ndryshme të saj dhe ka vendosur tituj të ndryshëm. Fokusi i pyetje-përgjigjeve ka qenë i gjerë. Kreu i opozitës ka qenë dje për rreth 3 orë live dhe ka komunikuar me rreth 250 qytetarë.
Shënim: Strategjia elektorale e Berishës – K.Ç.K.
Në fushatën e zgjedhjeve të 2009-ës, pavarësisht nga tragjedia e Gërdecit dhe tej-tej-shpenzimet për Rrugën e Kombit, Berisha u fut me disa avantazhe. Shqipëria ishte antarësuar në NATO, investimet publike dhe private (në peshë secifike ndaj PBB-së) ishin dyfishuar krahasimisht me 4 vjet më parë, dhe vëllimi i tregtisë me pakicë (pra, konsumi) ishte rritur me 24% krahasimisht me 4 vjet më parë.
Athina e di, nacionalizmi i Berishës është vetëm për “konsum të brendshëm”
Në një intervistë për gazetën e diasporës greke në SHBA “Ethnikos Kirika”, ministri i Jashtëm i qeverisë së Athinës, Dimitris Avramopulos ka theksuar edhe një herë vijat e kuqe të diplomacisë greke, njofton Balkanweb.
Akuzat ndaj Ramës, shenja e parë e futjes së vajzës së Kryeministrit në politikë?
Vajza e Kryeministrit, Argita Berisha-Malltezi ka dalë vetë personalisht për të sulmuar kreun e opozitës. Ndër të tjera, cituar nga Top-Channel ajo i ka kërkuar Edi Ramës të bëjë publike pasurinë e vet dhe të së shoqes:
Aktori francez Depardje mori pasaportën. Jeta e tij e ‘re’ mes ekseseve e diktatorëve të lindjes sovjetike
Aktori francez Zherar Depardjë, ka marrë pasaportën ruse dhe ka takuar Presidentin rus Putin në një resort të Detit të Zi, bën me dije, The Guardian. Një njeriu normal, i duhen 2-2.5 vite për të marrë pasaportën ruse, nëse ajo i aprovohet.
Kritikët e Putinit thanë se ky veprim ishte një marifet dhe vunë në dukje se po ky president hapi muajin e kaluar një fushatë për të parandaluar lëvizjen e parave të pasanikëve rusë jashtë Rusisë.
Cili biznesmen e ‘furnizoka’ me batuta Kryeministrin?
Vazhdon beteja online. Berisha në Facebook kujton Shvejkun dhe tenton të krahasojë Ramën me personazhin, që ndryshe nga ç’mund ta imagjinojë një pjesë e publikut që nuk e ka lexuar veprën e çekut Jarolav Hashek, është një nga njerëzit më inteligjentë të L1B.
Tema online sjell copy-paste komentin e Kryeministrit:
“Miqtë e mi, Shvejku nuk thoshte: “Ç’më duhet mua se çfarë them unë”…
Çfarë do shefi i Google, Eric Schmidt, në Korenë e Veriut ku ka uri me shumicë e kompjuterë me pakicë?
‘Kunatizim’ i Bashkisë së Tiranës?
Gazeta Dita publikon sot skandalin e radhës, kunati i Lul Bashës merr “dhuratën” e vitit të Ri nga Kryebashkiaku: merr një tender 80 milionë pa garë, për blerje në Megatek. Në kompaninë e njohur për sloganin “bëje mirë, bëje vetë” Erion Isufi është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, së bashku me avokaten e Berishës, Erinda Ballanca, raporton Dita. Dita gjithashtu bën dhe llogaritë e “drurit mbi romët” biznesi i plehrave, prej nga romët u përzunë me dhunë, duke iu konfiskuar karroca, arka e biçikleta, sjell një xhiro prej 1.3 milionë eurosh në muaj.
Vazhdon konferenca e Edi Ramës në Twitter... ja gjërat më pikante
Vazhdon konferenca e Edi Ramës në Twitter, e paralajmëruar që dje, dhe që ka nisur në 12:00. Disa nga pyetjet/përgjigjet e deri tanishme, i kemi përmbledhur shkurt, sa për të dhënë një shije të asaj që po ndodh.
Pyetje: A eshte e vertete se ju flini ne hotelet me te shtrenjta te gjirit presik sic ju akuzon Berisha?
Përgjigjet Edi Rama: Gjirin Persik e kam prekur vetem per vizita zyrtare. Por balta e Saliut pervecse strukture fosile nga ajo e luftes se vjeter me armikun e brendshem, ka dhe shume kolorit oriental.
A ka një radikalizim të islamit në Shqipëri? Kisha katolike mendon se po.
Shqiptarja.com sjell sot debatin mbi radikalizimin e islamit, referuar raportit për Selinë e Shenjtë në Vatikan. Bëhet fjalë për një raport të Kishës Katolike që shqetësohet për mënyrën sesi po depërton një rrymë radikale e islamizmit në Shqipëri. Ka qenë monsinjor Angelo Masafra i dioqezës së Shkodrës që i ka raportuar me detaje fondacionit pontifik, ACS, i cili është një kontribues financiar i klerit katolik. Radikalizimi i islamizmit ka shqetësuar edhe vetë komunitetin mysliman, sipas vëzhgimeve të bëra.
