Athina e di, nacionalizmi i Berishës është vetëm për “konsum të brendshëm”

Postuar në 06 Janar, 2013 15:17

 

Në një intervistë për gazetën e diasporës greke në SHBA “Ethnikos Kirika”, ministri i Jashtëm i qeverisë së Athinës, Dimitris Avramopulos ka theksuar edhe një herë vijat e kuqe të diplomacisë greke, njofton Balkanweb.

Athina ka 2 probleme diplomatike paralele, një me qeverinë shqiptare, kryetari i së cilës, Berisha, ka bërë deklara të forta e të papritura nacionaliste për kufijtë e Shqipërisë së madhe, një tjetër deklaratë e kryeministrit Erdogan që tha se “agjencitë e vlerësimit janë të politizuara dhe të pasinqerta, kur ngrejnë me 6 pikë një vend që po mbytet dhe që po shet ishujt e tij, ndërsa Turqinë e vlerësojnë me pikatore”. 
Duket se ministri i Jashtëm grek, i ka përkufizuar më mirë se shumë shqiptarë duan të besojnë: “Athina ka vullnet dhe aftësi për të mos lejuar retorikat populiste, për konsum të brendshëm, që të helmojnë dialogun dypalësh e shumëpalësh”.

Grekët e kanë kuptuar, edhe pse ende, shumë shqiptarë brenda e jashtë kufijve gëzohen për “fjalët e mira, e gurën të trastë” të retorikës nacionaliste të Kryeministrit. K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.