Arkiv-Lajme

Për cilën gazetë do protestohej kështu në 'Shqipërinë jokomuniste'?

Postuar në 09 Janar, 2013 03:34

Lexuesit e një gazete në Kinë u mblodhën për të dytën ditë në protestë për të treguar mbështetjen e tyre për gazetën e zemrës, e cila është përfshirë në mosmarrëveshje të tensionuara me qeverinë për censurën mbi media. Një grup i vogël mbante parrulla dje pranë selisë së gazetës në Guangzhou, kryeqyteti i provincës jugore Guangdong, ku disa gazetarë janë në grevë për të protestuar kundër ndërhyrjeve të qeverisë në politikën e tyre redaksionale.

CEZ Group ka nxjerrë njoftim në website-n e vet se po e shet Cez Shpërndarje në Shqipëri

Postuar në 08 Janar, 2013 17:37

CEZ Group ka nxjerrë njoftim në website-n e vet se po e shet Cez Shpërndarje në Shqipëri dhe se po kërkon të marë garancinë e Bankës Botërore. Ndërkohë, për aurtoritetet shqiptare, e ardhmja e CEZ Shpërndarje pritet të vendoset në 21 janar. Burime pranë ERE bëjnë të ditur se do të jetë kjo datë ajo që do të vendosë nëse do i rinovohet licenca operatorit të sistemit të shpërndarjes, apo do të jenë seancat e gjata gjyqësore, i vetmi “investim” që CEZ do të marrë nga Shqipëria.

Ç'po ndodh me rrogat e administratës?!

Postuar në 08 Janar, 2013 17:32

Nëse në biznese të ndryshme dëgjohet se ka një muaj, dy muaj apo tre muaj pa u bërë pagesat, të njëjtin “fat” i ka ndjekur në këtë fillim viti dhe punonjësit e administratës. Në fund të vitit ata morën shpërblimin prej 9 mijë lekësh, por paga deri ditën e djeshme nuk u ka kaluar ende. Janë rreth 90 mijë punonjës të ndërmarrjeve shtetërore, listë e cila përfshin punonjës të administratës, mësues, mjekë, infermierë, profesorë, punonjës të institucioneve të arsimit të lartë, që akoma nuk e kanë marrë pagën e muajit dhjetor.

Totozani prezanton kandidatët për Komisionerë: Janë dy juristë të verbër

Postuar në 08 Janar, 2013 14:49

Igli Totozani ka ‘materialuar’ sot idenë e hedhur disa ditë më parë që komisioneri i ri i Avokatit të Popullit do jetë një jurist nga radhët e njerëzve me aftësi të kufizuar. Totozani ka dalë sot para mediave me dy kandidatët, emrat e të cilëve i kanë shkuar Parlamentit për votim.

Ka disa kampionë në shoqërinë civile, por të tjerët janë shumë të politizuar - thotë Arvizu

Postuar në 08 Janar, 2013 12:54

Ambasadori SHBA-ve në Tiranë, Alexandër Arvizu, për më shumë se dy orë i dha përgjigjigje pyetjeve, drejtuar nga qytetarët shqiptarë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Një prej pyetjeve lidhej me efikasitetin e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Arvizu tha:

Majko fut veten te "kuajt e cirkut" (që sipas tij "s'munden të flasin") dhe thotë se Shqipëria pret "kuajt e garës"(ata që flasin pa u thënë: Fol)

Postuar në 08 Janar, 2013 08:09

Pandeli Majko citon një libër të shkrimtarit polak Cesllav Millosh në një editorial të vetin botuar në TemA Online dhe gjen aty "një përshkrim interesant dhe cinik të shoqërisë njerëzore". "Përshkrimi ishte një paralele e njerëzve me kuajt… Ata ndahen për punë, cirk dhe gara… Masa më e madhe e shoqërisë është për punë. Një pjesë që përfshin politikën, sportin dhe botën e televizionit i përket “cirkut”. Kuajt e garës janë ata që ndërtojnë kulturën e shoqërisë - shkruan Majko dhe më pas ngre pyetjen: Kush janë “kuajt e garave” të shqiptarëve?

Një email dhe një listim që rrëzojnë deklaratat zyrtare për privatizimin e Albpetrol

Postuar në 08 Janar, 2013 07:33

“American Chartered Bank” quhet banka amerikane e cila sipas “letrave” të Ministrisë së Ekonomisë krijoi kushtet e nevojshme për “Vetro Energy” që të kualifikohej dhe më pas të shpallej fituese e privatizimit të Albpetrolit. Por në mënyrë të beftë vetë banka ka mohuar implikimin e saj në dhënien e kësaj garancie. Në një përgjigje që i ka dërguar shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari (shkëmbimin e emaileve mes tyre e ka botuar sot e përditshmja DITA) përfaqësia e kësaj banke shkruan se banka nuk është përfshirë në një transaksion të tillë.

"Pyet Ambasadorin" (Arvizu, sot në chat direkt online nga ora 15:00 në 17:00 - njofton Ambasada Amerikane)

Postuar në 08 Janar, 2013 04:51

Ambasada amerikane në Tiranë njofton nisjen e një programi të ri, titulluar “Pyet Ambasadorin”. “Sot nga ora 15:00 deri në orën 17:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do t'u përgjigjet pyetjeve tuaja në një chat direkt online”,- njofton Ambasada Amerikane, duke kërkuar pjesëmarrjen e të interesuarve.

Sali Berisha duhet të ketë një faqe në Facebook: si vriten në Tiranë njerëzit nga kanceri në mushkëri - shkruan australiania që jeton në Tiranë

Postuar në 08 Janar, 2013 04:24

Shannon Woodcock është një historiane australiane e cila ka jetuar gjatë në Shqipëri. Në profilin e saj në Facebook ka botuar këtë foto të marrë me sa duket nga ballkoni ose dritarja e banesës së saj në Tiranë dhe shkruan: “Ditë e mrekullueshme në Tiranë- me plehra që digjen, si zakonisht: mbetje plastike, dhe gjithfarësoj që shkaktojnë re toksike aq sa ajri bëhet i padurueshëm e na detyron të rrimë me dyer e dritare të mbyllura. Dhe të mendosh që në këtë rrugë jeton Presidenti i Republikës.

Opinionisti i Spiegel, renditet në 10 antisemitët më të këqinj në botë. Në Gjermani habia është e madhe

Postuar në 08 Janar, 2013 04:11

Simon Wiesenthal është një hebre austriak, shumë pjesëtarë të familjes së të cilit nuk i mbijetuan dot Holokaustit. Pas Luftës së Dytë Botërore ai u vu në kërkim të nazistëve të fshehur në të gjithë botën. Një qendër që mban emrin e tij me seli kryesore në Los Angeles, përqendrohet prej vitesh në luftën kundër racizmit dhe antisemitizmit. Lista e "dhjetë shpifjeve më të rënda antiçifute/antiizraelite" botohet çdo vit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme