Arkiv-Lajme
Nëse Berisha do duhet të ndajë pushtetin…
Në rubrikën e vet të përjavshme te Mapo, në artikullin “është krijuar ideja se… këtyre zgjedhjeve do t'u gjendej një kauzë”, Henri Çili del në konkluzionin se pushteti, si fitoi Rama e si fitoi Berisha, do të ndahet.
Shënim: Përse i intereson Berishës ndarja e vjetër e mandateve parlamentare sipas qarqeve?
Top Channel raportoi sot se disponon një kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aljona Mansaku, e cila pasditen e të premtes ia ka dërguar Parlamentit, duke i kërkuar këtij institucioni të bëjë ndarjen e numrit të deputetëve për qark. (Ligji Zgjedhor në nenin 20 të tij, pika a, autorizon vetem Kryetarin e KQZ si përfaqësues në marrëdhënien me institucionet e tjera, përmes shkresash që bëhen ligjore, nëse kanë edhe firmën e nënkryetarit, thotë më tej ky nen në piken c.)
LSI, PD e PS, kush i bën ftesën më të bukur?
Pozicioni i LSI duket luksoz, i parë nga këndvështimi i sekretarit të saj, Ylli Manjani. Ai ka thënë për Ora News që as PD dhe as PS nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet pa LSI-në. “As njëri, as tjetri nuk i fitojnë dot zgjedhjet. Ka një progres në rritje elektoral dhe politik të LSI, ky është fakt.” Thotë Manjani.
Trojet shqiptare bashkohen më 2035?
Disa media amerikane dhe ruse kanë botuar një hartë studimore që pretendon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj., deri më 2035, njofton agjensia e lajmeve INA.
Harta është pregatitur bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbignew Brzezinskit, Samuel Huntingtonit, etj.
Pse heshtet për arrestimin e ish-ministrit peruan?
Mediat peruane shkruajnë se është arrestuar në Shqipëri nga Interpol Tirana për llogari të SHBA-ve Manuel Augusto Blacker Miller ish-ministri i Jashtem i ish-Presidentit Fuxhimori, i përfshirë në një grusht shteti në vitin 1992.
Gazetat e vëndit amerikano-latin nuk citojnë burimin e këtij lajmi, por vetëm arrestimin duke e veshur me mister këtë ngjarje. Misteri i këtij lajmi shtohet akoma më shumë, pasi burime zyrtare nga Ministria Brendshme i thanë Top-Channel se lajmi nuk është i vërtetë dhe se Interpol Tirana s’ka arrestuar ndonjë person me këtë emër.
Koalicionet…. Nga do shkojnë partitë?
Çështja e koalicioneve vazhdon të jetë e nxehtë. Mediat, kanë raportuar deklaratat e partive në lidhje me koalicionet ku aspirojnë.
Bamir Topi i FRD ka deklaruar nga Mirdita, se nuk do hyjë në alenancë as me PS e as me PD. Ndërkohë që Petrit Vasili i LSI pati thënë se në Prill do të vendosin forumet e LSI, dhe ato, me votë të fshehtë. AK e Kreshnik Spahiut është ende në pritje se me kë do lidhë koalicion, edhe pse akuzat e formuluara publikisht duket se e bëjnë të pamundur një aleancë me PD.
Berisha: listat e deputetëve? I bëj unë! Dhe mbledhja zgjati vetëm 15 minuta…
Ambasadorja gjermane: “...rezultati i zgjedhjeve të pasqyrojë korrektësisht vullnetin e zgjedhësve.”
Në një intervistë ekskluzive për DW-në, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper thotë se “Shqipëria reformat nuk i zbaton për BE-në, por për vete”. Sipas saj ‘integrimi’, nuk janë thjesht 3 ligjet, por zbatimi i reformave, drejtësia e shteti ligjor, dhe se zgjedhjet duhet të pasqyrojnë korrektësisht vullneti e zgjedhësve. Nëse në Shqipëri zgjedhjet e shkuara kanë qenë korrekte, a do kishte nevojë të përsëritej kaq shpesh kjo frazë nga të huajt?
Tha znj. Müller-Holtkemper:
Fatos Klosi, ridimensionon Mehmet Shehun: “është burrë shteti”.
Sipas Klosit, vetëvrasja e Mehmet Shehut, më 17 dhjetor të vitit 1981 është një vrasje, “sepse termi “vrasje” që përdoret shpesh për të treguar fundin e tij nuk nënkupton domosdoshmërisht vrasjen fizike. Ajo është një ‘vrasje’ sepse rrethanat e krijuara çuan në fundin e tij.” Përsa i përket pyetjes “vrasje, apo vetëvrasje” (fizike), Klosi mënjanohet, sepse nuk di asgjë të sigurt për natën e fundit të tij. Por, “vetëvrasja, për mua, është më afër karakterit burrëror të atij njeriu”, vdekja e të cilit preu linjën normale të kalimit të pushtetit.
Protestuesit “autoktonë” që protestuan kundër“pallatit” të Ramës, kushërinj të kryeministrit e banorë konviktesh
Gazeta Dita nxjerr sot listën e personave “tironca autoktonë” që do të prostestonin dje para të ashtuquajturit “pallati i Linda Bashës”, pjesë e akuzave të nxjerra në treg nga PD. Banorët autoktonas, zbulohen nga fotot që janë rrogëtarë adminsitrate dhe punëtorë konviktesh, madje të lidhur edhe fmailjarisht me familjen e Kryeministrit.
Dita publikon sot listën e “protestuesve autoktonë”: