Berisha: listat e deputetëve? I bëj unë! Dhe mbledhja zgjati vetëm 15 minuta…

Vetëm 15 minuta ka zgjatur mbledhja e Kryesisë së PD vetëm dy ditë më parë, sipas njoftimeve të brendshme, raporton Shqiptarja.com. Me sa duket, aq kohë i është dashur kryetarit të partisë,njëkohësisht kryeministër, për t’u konsultuar për zgjedhjet. Berisha, mësohet, u ka komunikuar se listat e deputetëve do t'i bëjë vetë, sepse e konsideron mandatin e 3-të një bast personal. Listat e deputetëve në 2005, 2009 por dhe kandidatët vendorë më 2007 e 2011, u patën bërë po nga ai, por pas propozimeve të forumeve. Por, tashmë dhe kjo është e tepërt. Burimet e brendshme cituar nga Shqiptarja.com referojnë se një nga arsyet që Berisha ka parashtruar para kryesisë është se zgjedhjet janë aq të rëndësishme sa nuk mund të lejohen gabime në përpilimin e tyre.
Po në këtë mbledhje, Berisha i ka shpjeguar kryesisë sloganin dhe u ka kërkuar të mbathin opingat e të shkojnë në bazë për t’u sqaruar njerëzve arritjet e këtyre 8 viteve qeverisje. K.C.
Comments
Te mbathin opingat bashke me
<p>Te mbathin opingat bashke me Salen, si i vetquajturi mbret, kur po merrej vesh se Italia fashiste e Musolinit po pergatitej te pushtonte shqiperine. dhe vertet i mbathi bashke me bashibozuket e vet, nga kufiri me Greqine dhem me floririn e shtetit ne baule.</p>
Kjo tregon ate qe eshte
<p> Kjo tregon ate qe eshte thene nga shume analista e njerez te ttjere Saliu eshte Autokrat dmth sundon vete.</p>
Po Edi si u pergjigj ne
<p>Po Edi si u pergjigj ne Twitter kur e pyeten per listat?</p>
Shume bukur. Berisha i ben
<p>Shume bukur. Berisha i ben per 15 minuta. Rama do i nxjerre nje nga nje ne twitter. Mjere populli. Ankohemi ne se nuk kemi demokraci, nga te na vije demokracia kur partite qe pretendojne se do na e sjellin, nuk kane demokraci te brendshme?</p>
Add new comment