Arkiv-Lajme
Pyetje pas një shkrimi të E.Demit: A është programi i A.Çanit më i shthururi dhe ai i M.Nanos më etiku?
Gazetari Enkel Demi ka botuar një artikull për etikën në media në revistën online Medi@Link të Institutit Shqiptar të Medias. Ndër të tjera flet për programet e natës në radio e TV dhe shkruan për një nga emisionet e kësaj kategorie:
Vlora, qyteti i atentateve ndaj gjyqtarëve
Një gjyqtare e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, është sulmuar nga një person i paidentifikuar ende i cili i ka hedhur acid në fytyrë. Sipas televizionit TCH ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndersa gjyqtarja 40-vjecare Mirela Mishgjoni po dilte nga banesa e saj per te shkuar ne pune.
Sipas deshmise se dhene policise gjyqtarja eshte perballur me nje te ri, pa maske qe i ka zene rrugen dhe ka nisur ta sperkase ate ne trup me acid qe mbante ne nje shishe. Me pas eshte larguar me shpejtesi. Pas incidentit gjyqtarja eshte derguar ne spital.
Si është sjellë shtypi i sotëm me intervistën denoncuese për Berishajt të biznesmenit Zafar Ansar
Zafar Ansar, biznesmen pakistanez ka dashur të ndërtojë në Shqipëri një TEC (projekt rreth 100 milionë euro investim). Ambasadori shqiptar e ka prezantuar me vajzën e kryeministrit. Më pas kryeministri e ka pritur në zyrën e tij. I ka shprehur miratim duke e këshilluar të bashkëpunonte "me njerëz të mirë" në Shqipëri. Biznesmeni ka dalë entuziast nga zyra e kryeministrit. Por më pas i kanë ardhur disa emaile nga vajza e kryeministrit.
Nuk ka burrë nëne që të më heqë fjalën... Po Lefteria është grua (dhe ish-këshilltare e Topallit :)
Biba: “Më jep fjalën, mos u bëj burracake. Je fshehur pas gishtit të administratës, ke futur sekretaren e KQZ-së për t’i nisur shkresën Kuvendit. Ja pra sekretarja e përgjithshme është kryetarja e vërtetë e KQZ-së
Taksë e drejtë nga pikpamja sociale, por efektive nga pikpamja ekonomike?
Në një lajm të mëparshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2013/01/15/une-do-jem-taksa... ), raportuam se sonte Edi Rama ka riprekur në fjalimin e tij para të rinjve edhe çështjen e shumëdebatuar të taksimit. “Ne do të qeverisim me drejtësi [sociale].
Vajza e Kryeministrit...
“Fillimisht më pyeti nëse dëshiroja të bleja tokë (për TEC-in).... Më pas më informoi se toka është gati dhe se duhet të veproja shpejt në mënyrë që ta bleja pasi më vonë s’do të kisha mundësi.... E informova se ishte pak herët për mua të bleja token, pasi fillimisht duhet të aprovohej projekti dhe më pas të investoheshin miliona euro për blerjen e tokes. Ajo më tha se aprovimi i projektit nuk do të përbënte problem; shitja e tokës ishte një mundësi e shpejtë për të bërë para... Po, kishte presion ndaj meje për të blerë tokën.
Unë do jem taksapaguesi më i madh në sektorin publik - premton Rama
Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë ka festuar pasditen e së martës në Tiranë 21-vjetorin e themelimit të tij. Televizioni TCH citon kreun e opozitës, Rama: “Do sjellim lirinë që u mungon studentëve, mësuesve, prindërve, shoqërisë e individit. Lirinë që i mungon konkurrencës për një degë studimi, për një bursë në universitet, apo për një biznes. Rilindja jonë do sjellë fundin e mungesës së lirisë së zgjedhjeve. Do sjellim siguri për njeriun, pronën, shëndetin dhe atdheun”.
Elvis Pupa në gazeta? Bahh... Lexoni çaprashitjet e zëdhënses së partisë
Mustafa Nano shkruan rreth shfaqjes së aktorit Elvis Pupa në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP dhe ndërton një kritikë, jo vetëm mbi heshtjen e shtypit për evente të tilla, por edhe për faqet e kulturës së gazetave të Tiranës në përgjithësi.
PD-ja koalicion me Partinë e Punës (të riorganizuar)?
Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili është funksionar i lartë i Partisë Demokratike, ka reaguar pas shkrimit të botuar në gazetën “SOT” me titull: “Berisha u shtrin dorën komunistëve për aleancë në zgjedhjet e 23 Qershorit, Poni negociata me kreun e PPSH, Marko Dajtin”. Zëvendësministri Poni ka deklaruar se nuk e ka takuar kreun e Partisë së Punës (të riorganizuar), Marko Dajti, e aq më tepër që të ketë biseduar me të për çështje koalicionesh. Poni pohoi se nuk e kishte takuar asnjëherë kryekomunistit.
"Ka ardhur 20 vjeç në Tiranë, sot është një plak rrugaç që kërkon ato që i munguan në rininë e tij.."
E përditshmja MAPO ka botuar një përmbledhje të deklaratave të mbrëmshme të Bamir Topit në një intervistë në emisionin “Prizëm” në televizionin “AS”. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi ishte i ashpër mbrëmë në qëndrimin e tij ndaj kryeministrit Sali Berisha. Topi nuk ka kursyer epitete të tilla si “plak rrugaç” ndërsa deklaroi për herë të parë se partia e tij survejohet çdo ditë - shkruan MAPO.