Nuk ka burrë nëne që të më heqë fjalën... Po Lefteria është grua (dhe ish-këshilltare e Topallit :)

Biba: “Më jep fjalën, mos u bëj burracake. Je fshehur pas gishtit të administratës, ke futur sekretaren e KQZ-së për t’i nisur shkresën Kuvendit. Ja pra sekretarja e përgjithshme është kryetarja e vërtetë e KQZ-së
Lleshi: Burracak je ti, na je kthyer si zëdhënës i KQZ-së, flet çdo ditë nëpër gazeta e media vizive.
Shtylla: Eshtë skandaloze të mos na japësh fjalën...
Biba: Më jep fjalën, hap mikrofonin... (ngrihet në këmbë dhe largohet nga tryeza në formë proteste duke u drejtuar nga këndi ku rrinë mediat) Për këtë kemi luftuar këto 21 vjet, nuk ka burrë nëne që të më heqë fjalën. Je frikacake nëse s’më jep fjalën mua. Ky që po bëni është një provokim i pastër, por mos luani në këtë mënyrë, se luani me zjarrin... Në 2009 Ristani pati të paktën burrërinë e çoi vetë dhe nuk u fsheh nga sekretari i përgjithshëm. Ndarja e mandateve me popullatën e 2009 është antikushtetuese, pasi ka pasur lëvizje demografike. Nuk mundet që vota e një kuksiani të vlerësohet sa vota e 3 tiranasve, korçarëve apo shkodranëve...
Replikat e mësipërme janë botuar në shtypin e sotëm dhe u zhvilluan për më shumë se gjysme ore dje në KQZ mes kryetares Lefteri Lleshi dhe anëtarëve Denar Biba e Albana Shtylla. Replikat nisën në momentin kur nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, ka kërkuar fjalën dhe Lleshi e ka ndaluar. Lidhen me një letër që ka shkuar nga zyrat e KQZ në Kuvend - ku shkruhet që duhet t'i ndajë Kuvendi mandatet meqë në KQZ ka mosmarrëveshje dhe nuk arrihet konsensusi. E bukura është që letra i është dërguar Kuvendit nga... sekretarja e përgjithshme e KQZ, pa firmë kryetari, pa firmë nënkryetari. Lleshi (Lefteri) ka qenë këshilltare e Topallit (Jozefinë), por, me gjasa, këtë herë është Jozefina që ka "këshilluar" Lefterinë.
Biba e Shtylla kërkuan (fillimisht edhe ata me anë të një letre) fillimin e procedurës disiplinore ndaj Sekretares. Kryetarja Lleshi e mori në mbrojtje firmosësen Sekretare, duke e quajtur nismën e dy anëtarëve Biba e Shtylla, si të pambështetur në ligj. Pak si e vështirë të besosh se një letër e dy anëtarëve të KQZ është "e paligjshme" dhe letra e një sekretareje që i shkon Kuvendit në emër të KQZ pa firmën e anëtarëve të KQZ është "e ligjshme" (a.th.)
Comments
na xu halli me kete LEFTER-
<p>na xu halli me kete LEFTER- (deleted)</p>
Filluan tambanët kush ka
<p>Filluan tambanët kush ka veshë ti dëgjojë kush ka zemër le të veprojë</p>
Kush i ka faj PS se la te
Kush i ka faj PS se la te njejten formule te perberjes se KQZ? Kerkuan vetem largimin e Ristanit duke pranuar qe mazhoranca te mbaje kryetarin. U treguan aq naive apo me shqip trapa sa menduan se Ristani ishte problemi. Problemi ka emrin Sali. Keta jane vec buratine qe vetem figuren kane te tyren. Idete dhe ato qe flasin jane direkt te Saliut. Ma gezofshi Saliun e ri i maskuar si femer me emrin Lefterie! Pijini lengun tani. Jo kaq po me zi t'jua beje. Ajo koka juaj kete lloj feste meriton!
Add new comment