Taksë e drejtë nga pikpamja sociale, por efektive nga pikpamja ekonomike?

Postuar në 15 Janar, 2013 17:13

Në një lajm të mëparshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2013/01/15/une-do-jem-taksa... ), raportuam se sonte Edi Rama ka riprekur në fjalimin e tij para të rinjve edhe çështjen e shumëdebatuar të taksimit. “Ne do të qeverisim me drejtësi [sociale]. Qeveritarët do të paguajnë më shumë taksa se sot, ndërsa mësuesit, mjekët e policët më pak. Kryeministri do të jetë taksapaguesi më i madh në sektorin publik,” tha Rama me rastin e 21-vjetorit të themelimit të FRESH-it.

Mirë drejtësia sociale, po ekonomia? Mirë mësuesit, mjekët e policët, etj., etj., etj., do të paguajnë më pak taksa, kur socialistët të vendosin taksën progresive, po çfarë efekti do të ketë kjo mbi ekonominë?

Duke lënë më shumë para në duart e atyre që kanë të ardhura të vogla ose të mesme (që përbëjnë shumicën dërrmuese të shqiptarëve), krijohen premisat që të rritet konsumi – pra, të blihen më shumë ushqime në dyqanin e vogël të lagjes apo në qendrën e madhe tregtare jashtë qytetit. Dhe rritja e konsumit do të ndihmonte pronarët e bizneseve të vogla, si edhe atyre të mëdha. Dhe këta të fundit, eventualisht, mund të rrisin investimet për të shtuar kapacitetet prodhuese/tregtuese, duke rigjallëruar kështu motorin e mekur të ekonomisë së sotme.

Të gjitha këto do të kishin kuptim vetëm nëse administrata e ardhshme socialiste do jetë e aftë të reduktojë evazionin fiskal. Përndryshe, ekonomia mund ta pësojë nga deficiti buxhetor…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nje takse progresive nuk ka pike kuptimi nese nuk zbatohet per miqte e qeverise.</p>

Submitted by Erind (not verified) on

Mire Edi Rama qe eshte gomar dhe sdi te lexoje as fjalimet e perkthyera te Erion Velise ...por se kuptoj dot pse Zaloshnja qe ka dy pare tru ngaterrohet me mbeshtet nje teze qe sapo rezultoi katastrofike ne Amerike?
Zt Zoloshnja ...nje shtet qe nuk ka kellqe te mbledh taksen e sheshte, sepse vetem 8% e shqiptareve kane bere depozitimin e taksave per 2012-- si mund qe Edi Rama te (1) rrisi taksat dhe (2) te rrisi eficencen e mbledhjes se taksave nga taksapaguesit?

Sepse po ata qe sot spaguajne as 10%, do jene neser qe do te duhet te paguajne ???% me shume ????

Pash zotin mos na boni me qesh!

Submitted by adi (not verified) on

<p>Shumë e drejtë, Erind. Cili i pasur paguan taksa. Me çfarë do ta mbajë shtetin. Po e fitoj Edi Rama do të thotë : unë dua të vë taksën progresive por nuk më lë kushtetuesja. Dhe punët do të mbesin siç janë.</p>

Submitted by amerikani (not verified) on

<p>erind, nuk e di sa gomar mund te jete edi rama, por fjalet e tua ``nje teze qe sapo rezultoi katastrofike ne Amerike`` me tregojne se ti qenke nje super-gomar.</p><p>taksa federale mbi te ardhurat personale ka qene gjithnje progresive ne amerike, qe nga vendosja e saj. ajo shkon nga zero ne 39% aktualisht, sipas nivelit te te ardhurave,&nbsp;por ka shkuar edhe deri ne 92% ne kohen e presidentit te djathte ajzenauher. dhe ne periudhat qe ka&nbsp;qene me e larte, ekonomia dhe buxheti i shtetit amerikan&nbsp;kane njohur prosperitet...&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.