Elvis Pupa në gazeta? Bahh... Lexoni çaprashitjet e zëdhënses së partisë

Postuar në 15 Janar, 2013 10:28

Mustafa Nano shkruan rreth shfaqjes së aktorit Elvis Pupa në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP dhe ndërton një kritikë, jo vetëm mbi heshtjen e shtypit për evente të tilla, por edhe për faqet e kulturës së gazetave të Tiranës në përgjithësi.

Shkruan Nano: “Nga biseda televizive që kam pasur me Elvis Pupën, mora vesh se shtypi pothuaj e kish injoruar shfaqjen e tij komike me titull “100 vjet, shteti më i lumtur në Shqipëri”. Ai vetë kish pritur shkrime kritike, ku të nënvizoheshin vërejtje, risi, mangësi, etj, dhe ish boll i zhgënjyer që asnjëri nuk kish marrë mundimin, apo nuk e kish parë të udhës, të ulej e të shkruante mbi këtë ngjarje të skenës komike shqiptare, në të cilën vetë Pupa del si një pionier...  Shfaqja me titull “100 vjet, shteti më i bukur në Shqipëri” meritonte të raportohej jo vetëm se përbën një risi në skenën e humorit shqiptar, jo vetëm se publiku ka mbushur sallat dhe e ka pëlqyer, por edhe sepse ishte një shfaqje e mirë. Nuk ishte e mirë thjesht si provë e parë, as e mirë me standardin shqiptar e për publikun shqiptar. Jo, ishte një shfaqje e mirë, dhe pikë. Kush shkon ta ndjekë nuk ka për të mbetur syshqyer, afërmendsh; nuk ka për të parë tek Elvis Pupa as Roberto Benigni-n, as George Carlin-in, as ndonjë tjetër të kësaj sëre. Por është e sigurt, se ka për t’u argëtuar”.

Nano kritikon më pas faqet e kulturës së gazetave tona: “As që kish për t’më shkuar mendja të qortoja reporterët e kulturës pse nuk kanë shkruar për shfaqjen në fjalë sikur të mos dija për çfarë tjetër ata shkruajnë. Gjatë fundjavës, në një numër të përditshmesh, në faqet e kulturës, flitej si gjithnjë për momente rozë të jetës së një numri personazhesh shpifarakë të jetës së kryeqytetit, të cilët dallohen për një gjë: s’dinë të bëjnë asgjë. Binin në sy dhe dy intervista me një zëdhënëse bukuroshe të një partie, dhënë dy gazetave të ndryshme. Kjo punë është me gazetat tona gjatë fundjavës. Madje, edhe gjatë ditëve të javës. Ja, më thoni ju tani: Cila ngjarje përbën më shumë lajm për faqet e kulturës, çaprashitja e një zëdhënëseje partie mbi idealet e saj në jetë, apo një show, për të cilin autorët kanë punuar për muaj të tërë?...” (a.th.)

 

Nano i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/01/15/shshshsht-eshte-ora...

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

<p>Ju &nbsp;z. Nano &nbsp;keni &nbsp;te &nbsp;drejte &nbsp;por &nbsp;mos &nbsp;harroni &nbsp;se &nbsp;neve &nbsp;komedi &nbsp;shohim &nbsp;cdo &nbsp;dite. Ka &nbsp;lezet &nbsp;komike &nbsp;te &nbsp;tille &nbsp;si &nbsp;Shalsi, Balla, ajo &nbsp;zedhenesja e PD &nbsp;dhe &nbsp;shume &nbsp;politikane &nbsp;te &nbsp;tjere &nbsp;qe &nbsp;na &nbsp;kenaqin &nbsp;cdo &nbsp;dite , bile &nbsp;tani &nbsp;qe &nbsp;filloj &nbsp;edhe &nbsp;fushata &nbsp;jane &nbsp;shtuar &nbsp;akoma &nbsp;edhe &nbsp;me &nbsp;shume &nbsp;komedianet &nbsp;e &nbsp;partive &nbsp;qe &nbsp;nxjerrin &nbsp;aktoret &nbsp;komik &nbsp;te &nbsp;tyre &nbsp;dhe &nbsp;na &nbsp;bejne &nbsp;gallate.Tani &nbsp;ne &nbsp;kohe &nbsp;krize &nbsp;njerezit &nbsp;skane &nbsp;as &nbsp;leke &nbsp;qe &nbsp;te &nbsp;paguajne &nbsp;per &nbsp;te &nbsp;pare komedi &nbsp;dhe &nbsp;komike &nbsp;si &nbsp;puna &nbsp;e &nbsp;ketij &nbsp;Elvisit, kur &nbsp;mund &nbsp;ti &nbsp;shohin &nbsp;rrehat &nbsp;pa &nbsp;paguar &nbsp;komedit &nbsp;e &nbsp;politikaneve &nbsp;tane.Mos &nbsp;me &nbsp;thoni &nbsp;qe &nbsp;edhe &nbsp;ju &nbsp;sjeni &nbsp;dakort &nbsp;me &nbsp;mua?</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Kot mundohesh, Nano. Lajmet per rrëzët e shalëve të &nbsp;nxehta femërore dhe statujën e Kobrës me bajga lopësh, janë shumë më interesante per mjaft nga botuesit e gazetave se sa jeta kulturore artistike ku nuk pasqyrohen organet seksuale dhe të pëgërat e njriut. (kaq thashë sepse nuk dua të çaprashis më shume për të gjitha gazetat). &nbsp; Kur të mbarojmë së kafshuari nga buzët, do të fillojmë me sisët e tua moj e dashur, por kur te mbarojmë me siset do fillojme te hamë koqet e mija dhe kur te mbarojnë edhe ato atëhere do ti kthehemi nënës së kurvarit profesionist &nbsp;Byzlykbash Olldashit. Në krijimet e llumta të epshit shtazarak humbet për një farë kohe edhe krijimi më i mahnitshëm i pasioneve të larta njere, kam thënë unë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.