Si është sjellë shtypi i sotëm me intervistën denoncuese për Berishajt të biznesmenit Zafar Ansar

Zafar Ansar, biznesmen pakistanez ka dashur të ndërtojë në Shqipëri një TEC (projekt rreth 100 milionë euro investim). Ambasadori shqiptar e ka prezantuar me vajzën e kryeministrit. Më pas kryeministri e ka pritur në zyrën e tij. I ka shprehur miratim duke e këshilluar të bashkëpunonte "me njerëz të mirë" në Shqipëri. Biznesmeni ka dalë entuziast nga zyra e kryeministrit. Por më pas i kanë ardhur disa emaile nga vajza e kryeministrit. I është bërë e ditur pagesa për shërbimet (200 euro ora) dhe më pas i është thënë që duhet të dorëzonte edhe 3 përqind të vlerës së investimit për "zyrën avokatore" të vajzës së kryeministrit si "pagesë suksesi" (!). 3 përqind e 100 milion janë 3 milionë euro.
Por nuk ka mbaruar këtu. Argita i ka "ofruar" edhe tokën për ndërtimin e TEC-it (bëhet fjalë për tokë në pronësi të Damir Fazllic në Porto Romano që u është marrë banorëve të atjeshëm për dy lekë me arsyetimin se është "tokë e helmuar". ("Më kërkuan të blija miliona euro një tokë të papërshtatshme për projektin tim, - thotë Ansar). Nuk ka pranuar të blejë atë tokë me atë cmim, ka shprehur rezerva edhe pse duhet të paguante 3 milionë euro përvec pagesave për shërbimet avokatore dhe... Eshtë njoftuar zyrtarisht që "projekti nuk miratohet". Bukur, apo jo?
Ende nuk ka mbaruar... Ambasadori shqiptar Admir Banaj i kërkon Ansar-it të padisë Mero Bazen që kishte botuar emailet mes biznesmenit dhe Argitës (m'u qepën keq dhe më bënë edhe oferta joshëse - thotë Ansar për këtë pikë). Kur u tha "jo" i hoqën edhe titullin "konsull nderi i Shqipërisë" që ia kishin dhënë vetë...
E gjitha, një histori shokuese për ata që duan të kuptojnë. Ndaj është kurioze të shohësh sjelljen e shtypit të sotëm me këtë denoncim. Qëndrimet e gazetave janë skajore: injorim total ose lajm kryesor. Ato që, sic thuhet, janë dy gazetat më të mëdha në vend (në Shqipëri na mungon ende një listë e qartë dhe e saktë mbi shitjet dhe tirazhet e shtypit)- pra PANORAMA e SHEKULLI nuk e kanë botuar intervistën denoncuese, as në faqe të parë as në faqe të brendshme. Të dyja gazetat e sipërcituara janë hapur me titull kryesor: "Listat e ALUIZNI-t, 2200 emrat e rinj". As MAPO nuk e ka botuar. Por intervista në fjalë ishte lajm kryesor për dy të përditshmet DITA e SHQIP - të cilat kanë dalë sot në treg me titujt: "Ansar: Historia ime me Argitën" (Shqip) dhe "Ar-Gita" (Dita)- si dhe për të përditshmen SHQIPTARJA.COM (A.N.)
Comments
Keu asgje nuk perben me

Keu asgje nuk perben me lajm. Pse? Sepse nuk ka njeri qe nuk e di se familja e kryeministrit eshte nje familje hajnash. Nuk ka njeri qe nuk e di se te gjithe ministrat vjedhin.

Ketu ka vetem kuriozitet. Dmth, dale te shohim cfare kane vjedhur kesaj radhe, jo se si eshte e mundur qe kane vjedhur. Te thuash se Argita apo Ashtarbri , apo Zeni, mori miliardas lek se shiti Shqiperine qe ua dha babai per nje Euro, nuk habitet asnje ne Shqiperi. Ketu nuk po habitet prokuroria dhe gjykata. Edhe keto e quajne gje normale kete vjedhje skandaloze.

Pyetje: Si do ti denonte diktatura per nje veprim te tille, Berishen dhe femijet e tij?

Pergjigje: Me varje ne litar.

Atehere, pse thoni qe Enver Hoxha paska qene diktator...???

S apo kane sulmuar faqen e

S apo kane sulmuar faqen e gazetes "tema" -es me duket sepse nuk hapet . Ja pse nuk ka shtyp ketu.

E gjitha kjo histori eshte

E gjitha kjo histori eshte shume e turpshme, ndonese pa tjeter qe ka edhe histori te ngjashme po kaq te turpshme. Aspekti me skandaloz ka te beje me rolin e Admir Banaj ne kete afere. Ky eshte personi kryesor, i cili jo vetem beri lidhjen ndermjet biznesmenit pakistanez dhe Argites, por me pas insistoi qe biznesmeni te vijonte kontaktet me vajzen e kryeministrit dhe, kulmi i skandalit, kur aferes i doli tymi po ky palo ambasador ushtroi presion qe pakistanezi te hidhte ne gjyq Mero Bazen. Me e bukura eshte se vete Mero Baze e ka katapultuar Admir Banaj ne postin e pamerituar te ambasadorit (ate kohe Baze ishte shume i rendesishem tek Berisha).

Ajo qe uroj me gjithe shpirt,

Ajo qe uroj me gjithe shpirt, eshte qe nje dite kjo familje te kalbet ne burg. E ka hak per 22 vjet tragjedi qe ka shkaktuar mbi kete popull te varfer, te mjere, te paguximshem, te trembur per 50 vjet e te vjedhur per 22 te tjere.

Falenderoj cdo dite per daljen e te tilla lajmeve.

Mustafa, populli voton

Mustafa, populli voton qeverine per te menaxhuar dhe opoziten per ta mbajtur qeverine brenda ligjeve. S'ka pse kerkoni sensibilizime. Nese qeveria ne vijimesi punon mbrapsht, pse mos themi se po keshtu punon dhe opozita. Nese pranojme se ky kryeminister eshte i pa korigjueshem dhe i pandalshem ne ligesite e veta, pse mos themi keshtu dhe per opoziten. Me keto qe ndodhin ne Shqiperi, nese opozita do te ishte okej, kjo qeveri binte per 24 ore. Si? E gjithe opozita te dorezonte mandatet qe ne keqberjen e pare me pergjegjesa te pa ndeshkuar. Eshte shume poshterueseper kombin tone qe mbas cdo masakre , te cilat s'kane te mdaruar, lideret politik kthejna syte nga nderkombetaret te cilet. qellimisht e me keqdashje marin e dirigjojne ne menyren me skandaloze skandalet e maskarenjve tane. Te kujtohet ai buri qe perveshi lleret ne zgjedhjet per Tiranen duke i thene ustait te vet, nenkupto, aq sa e pervesha krahun po aq ja futa ketij populli, i rrjepur nga qeveria e i pa mbrojtur nga opozita. Ne metodat e tyre ogurzeza po qellimish eshteperfshire dhe sistemi i drejtesise. C'pune ka drejtesia nese vodhi apo jo nje punonjes shteteror. Kete e di rregulli dhe hierarkia administrative. Drejtesia le te meret me masen e denimit. Muc, nuk jam Kastriot Nano, as Kastriot Berisha por edhe mbiemrin nuk e kam Rama. Jam nje person me bindje te majta qe nuk votoj as majtas. Sa here shkembehemi rruges te pershendes me koke per koherencen tende qe prej shume vitesh tashme. Tek ju kam shkruar edhe nje here tjeter, kerkojuni politikaneve ti vene emnin real cdo aktiviteti ekonomik e cdo metri katror toke. Kjo do te jete hera qe do shkoj te votoj.

Add new comment