Arkiv-Lajme
Zv/Ministri i jashtëm grek Ciaras: Qeveri shqiptare bashkëpunon me qarqe ekstremiste
Qeveria greke e Andonis Samaras, ka deklaruar nëpërmjet zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Konstandin Ciaras se, qeveria shqiptare bashkëpunon me qarqe ekstremiste, raporton gazeta Shekulli. Interpelancea në Parlamentin grek, u thirr nga deputeti neonazist i ‘Agimit të Artë’, Kristos Papas, një individ i shpallur non-grata në Shqipëri, i njohur për bëmat e tij anti shqiptare.
PD, frikë reale nga Bamir Topi? Në Tiranë për PD do garojnë “autoktonë”.
Ky mund të jetë njëri prej shkaqeve, në mos më i forti, për strategjinë e PD për Tiranën në zgjedhet e 23 qershorit. Sipas burimeve të gazetes Shqip, Berisha u ka kërkuar të vetëve që të mos lëshojnë asnjë nga zonat e sigurta, që janë njësitë bashkiake numër 2, 4, 9, 10 dhe 11. Thuhet se në listat për deputetë nuk do të ketë asnjë ministër dhe se po bëhen përpjeke të forta për të ftuar personalitete autoktonë. Kjo bëhet pikërisht në çastin kur lind frika se “autoktonët” e vërtetë mund t’i marrë FRD, kryetari i së cilës, Topi dihet se ka mbështetje tek kjo pjesë e qytetarëve të Tiranës.
Rishfaqet komisioni per hetimin e “Puçit”
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Berisha pritet të riaktivizojë komisionin e famshëm dhe të shumëkontestuar për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 Janar 2011, raporton agjensia Sot News.
Mustafa Nano: Familja Berisha po ngjan gjithnjë e më tepër me familjet e despotëve kudo në botë
Mustafa Nano ka dhënë sot një intervistë të gjatë te gazeta Dita ku flet për gazetarinë, Fevziun e Lubonjën, si dhe familjen Berisha. I pyetur nga Adrian Thano për gazetarët e lidhur me pushtetin që fitojnë shifra të paimagjinueshme për publikun dhe kanë vënë gjithashtu si politikanët pasuri të pashpjegueshme, Nano propozon që të bëhet një publikim i pasurive të nja 20 analistëve më të famshëm, kryeredaktorëve jetëgjatë të lajmeve, moderatorëve të talk-show-ve, që publikut të mos i flitet në tym. Të përmbledhura, disa momente pikante të intervistës:
Për mediat:
Shënim: Çfarë ka Respublica me ortodoksët?
Pyetja, shtrohej nga një lexues i Respublica-s i cili komentonte poshtë një opinioni të famullitarit Nikolla Marku lidhur me faktin që Kryepeshkopi Janullatos nuk është distancuar nga mbështetja që i kanë dhënë neonazistët e Agimit të Artë. Komentuesi “J.” pyeste, dhe me gërma të mëdha madje, “çfarë halli keni ju me ortodoksët?”
Ka vetëm një arsye për mosfunksionimin e KQZ: Presioni politikës
Greqi, 12 orë debate rraskapitëse në parlament për të gjykuar politikanët që fshehën listën Lagarde
Kam qarë duke shkruar për 21 janarin – thotë Totozani në JAMAIS VU-në e Mustafa Nanos
I ftuari i kësaj jave në JAMAIS VU-në e Mustafa Nanos, transmetuar mbrëmë, në studion e Ora News ka qenë Avokati i Popullit Igli Totozani. Në një nga foto-pyetjet e Nanos, të dy kanë folur për 21 janarin:
M.N. Lidhur me 21 janarin, ju besoni se autorët do përgjigjen para drejtësisë?
Berisha i parë me sytë e Tritan Shehut
Ngjela flet për një "oligarki injorantësh dhe hajdutësh" dhe marrëveshjen e tij me Edi Ramën
Ngjela nuk është kursyer në metafora, në një intervistë për Plarent Shehun te Shekulli i sotëm.
Shteti dhe Ligji:
...në një vend ku kryeministri është xhandar, gjyqtarët janë policë dhe familja kryeministrore është një entitet fisnor feudal, kurrë mos t’ju shkojë mendja se do të funksionojë ndonjëherë ligji.
Kryeministri dhe Familja:
“Të gjitha krimet që rëndojnë sot mbi shpatullat e Kryeministrit Sali janë kryer pikërisht në funksion të çerdhes së tij familjare feudale, e cila është ndërtuar krejtësisht në raporte vasaliteti dhe jo ligji;