Berisha i parë me sytë e Tritan Shehut

Tritan Shehu, deputet i PD, ka dhënë një intervistë për GSH, me V. Madanin, të titulluar “Si më Goditën Në Lushnje”. Ai rindërton versionin e vet të ngjarjes, duke i quajtur gënjeshtra ato “historitë” që gazetarja me delikatesë i quan “ngjyrime” të tjera. Por, akoma më interesante është ta shohësh Kryeministrin e sotëm me sytë e Tritan Shehut. Berisha, është vazhdimisht pjesë e intervistës, dhe ja se si. Shehu ia blaton Berishës meritën e kalimit të butë të pushtetit më 1992 duke thënë: “Në të vërtetë ne arritëm të fitojmë zgjedhjet e 1992 dhe të bëjmë të mundur një kalim pothuaj paqësor pushteti, kryesisht për meritë të PD-së e Berishës, që mundën të evitojnë konfrontimet dhe tendencat e revanshit...”
Më tej, për 1997-n:
“Pa dyshim që Berisha ishte personi më i sulmuar në atë periudhë nga “revolucionarët”, sepse ai identifikohej jo vetëm me PD-në, por dhe me të gjithë lëvizjen demokratike në vend, që solli përmbysjen e komunizmit, hapjen e vendit dhe ndryshimet e mëdha pozitive, që ishin arritur. Dhe kjo ishte krejt e vërtetë në atë sens. Prandaj ai ishte njeriu më i goditur nga ata, që jo vetëm nuk ishin shkëputur akoma nga e kaluara, por dhe që aspironin për t’u kthyer mbrapa. Megjithatë edhe në ato momente shumë të vështira, roli i Berishës ishte esencial për evitimin e më të keqes dhe për të ruajtur atë stabilitet, që mund të arrihej atëherë. Në fund të fundit ishte i vetmi institucion dhe politikan, që mund të garantonte diçka e veçanërisht një proces zgjedhor, gjë që kështu ndodhi.”
Ngjarjet e Lushnjës, 25 janar ’97, Berisha preokupohet për protestuesit, mos u ndodhë gjë:
“...turmat po rrethonin Komisariatin e Lushnjes dhe mund ta sulmonin atë, gjë që mund të sillte një përdorim armësh nga policia. Në atë kohë akoma nuk ishin hapur depot, kështu që pjesa dërrmuese e armëve zotërohej nga forcat e ligjit. Ky ishte dhe shqetësimi i madh edhe i Berishës.”
k.c.
E plotë:
http://www.balkanweb.com/intervista/2688/tritan-shehu-si-me-goditen-ne-lushnje-117118.html
Comments
(DELETED)
<p>(DELETED)</p>
E harroi preshin e Lushnjes
<p>E harroi preshin e Lushnjes ky? Ca mashtruesash jane keta te PD, sidomos keta te hurit e te litarit, pra dora e vjeter, me Saliun ne krye</p>
I nderuar k.c. Personazhi i
<p>I nderuar k.c. Personazhi i mesiperm "Shehu" ka mbiemrin e vajzerise.Pas dasmes Lushnjaro-Myzeqare tani mban emrin Tritan Preshi.Shendet e gjithe te mirat</p>
Dhe kur mendon se te gjithe
<p>Dhe kur mendon se te gjithe keto ndyresira kane qene pjese e PPSH-se......Sa e ndyre paska qene ajo parti ! Dhe keto ndyresira u mbeshteten nga pjesa me e ndyre e shoqerise shqiptare. E dalin e te kerkojne edhe llogari neper gazeta pastaj se perse nuk solidarizohemi me ish te burgosurit e dikurshem, mbeshtetesit me te flakte te Sali Berishes</p>
Add new comment