Kam qarë duke shkruar për 21 janarin – thotë Totozani në JAMAIS VU-në e Mustafa Nanos

Postuar në 19 Janar, 2013 15:48

I ftuari i kësaj jave në JAMAIS VU-në e Mustafa Nanos, transmetuar mbrëmë, në studion e Ora News ka qenë Avokati i Popullit Igli Totozani. Në një nga foto-pyetjet e Nanos, të dy kanë folur për 21 janarin:

M.N. Lidhur me 21 janarin, ju besoni se autorët do përgjigjen para drejtësisë?

I.T. Unë jam në një punë të tillë që në qoftë se nuk do besoja, do të ishte e kotë që të vazhdoja. Kështu që normalisht besoj që një ditë do përgjigjen. Natyrisht po vonon drejtësia dhe një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e mohuar. Në shkollë profesorët e së drejtës na kanë mësuar që ajo vonon, por në një moment mbërrin. Kështu edhe me 21 janarin. Nuk besoj se do ketë përjashtim.

M.N. Shpresoj…Dua dhe unë të besoj

I.T. 21 janarin unë e kam përjetuar jashtëzakonisht. Nuk kam qenë në demostratë, kam qenë në një studio televizive dhe ishim duke diskutuar, komentonim të themi protestën, kur në studio u dha lajmi që është vrarë dikush, e mbaj mend që e humba fillin e bisedës. Po bisedonim mbi demokracinë, mbi problemet që mund të ketë Shqipëria dhe në atë moment vërtet e humba. Dhe momenti dytë për 21 janarin, nuk kam për ta harruar ndonjëherë, ka qenë data 23, kam qenë në studion time dhe kam shkruar një artikull, një opinion, një esse “Letër tim biri”. Mund ta them? Duke shkruar kam qarë. Nuk e harroj dhe sot e kësaj dite.

M.N. Esse...?

I.T. Ishte një letër ku i kërkoja ndjesë djalit tim për Shqipërinë. I shkruaja: Mos e shiko! Merru me lodrat e tua, mos shif nga dritarja…

M.N. Në ngjarje të tilla duhet të ndalojmë dhe të reflektojmë...

I.T. Mendoj që drejtësia nuk duhet të vonojë. Për të vrarët, për familjarët, për opinionin publik, për çdonjërin prej nesh që do një vend të drejtë dhe të vërtetë. (A.N.)

Comments

Submitted by RP (not verified) on

<p>Shqiperia tranzicioniste deri tani ka funksionuar si nje mbjellje filizi.Eshte mbjelle,ujitur,pleheruar e perseri nuk rritet.Vjen nje i huaj dhe thote,oh,po s-ka si te behet kjo peme,se ketu nuk bie dielli fare?E verteta eshte se&quot;ne karte&quot; ne e kemi bere shtetin demokratik,te gjitha institucionet jane,edhe policia,edhe avokati i popullit,edhe prokurori eshte,edhe avokati mbrojtes.Ka edhe zyre te ankesave,edhe shoqate evgjitesh,biles askush ndalon qe ne Shqiperi te organizohet Kongresi boteror i arixhinjve.Xhanem,gjersa organizohet Miss Bota,pse jo kongresi i arixhinjve!Atehere mbetet te themi qe nuk zhvillohemi se nuk ka diell,dmth nuk ka funksionim real te ketyre institucioneve,se keto jane thjesht sa per&quot;leter&quot;,pra jane virtuale.Letren e I.T.drejtuar djalit e kam lexuar(ne mos gaboj,tek Shekulli),ok,djali i I.T.eshte i vogel,por leitmotivi i percjelle mund te ishte me optimist;djali im,behu kurajoz,DIL jashte dhe ngrije zerin gjer ne qiell,se eshte e drejta jote themelore.Jeta u zgjatet satrapeve kur djemte rrine brenda dhe nuk shohin nga dritarja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.