1 nga 3 ligjet, pengohet nga PD: demokratët duan që kreu i opozitës të flasë vetëm pas Kryeministrit!

Postuar në 19 Janar, 2013 12:11

 

Njëri nga 3 kushtet që BE na ka vënë për marrjen e statusit, është miratimi me shumicë të cilësuar i reformës Parlamentare. Është bashkëkryetari i grupit të punës për ndryshimet në rregulloren e kuvendit, Namik Dokle, i cili ka sqaruar në një intervistë për Ora News se PD e PS po mbeten larg konsensusit për shkak të një ndryshimi në variantin e demokratëve, që parashikon se kreu i opozitës në parlament ka të drejtë të marrë fjalën, vetëm pas fjalës kryesore të Kryeministrit.

Sipas Dokles, nocioni fjalë kryesore është vendosur qëllimisht nga demokratët, për të pëcaktuar në mënyrë arbitrare se kur do reagoje kryetari i opozitës në parlament. Është pikërisht ky propozim që ka penguar dekordësinë nga socialistët. Me sa duket në PD mendojnë pushtetin e përjetshëm, dhe nuk ua “rrok truri” veten të penalizuar nga ky rregull, në opozitë. ja.se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.