Mustafa Nano: Familja Berisha po ngjan gjithnjë e më tepër me familjet e despotëve kudo në botë

Postuar në 20 Janar, 2013 04:52

Mustafa Nano ka dhënë sot një intervistë të gjatë te gazeta Dita ku flet për gazetarinë, Fevziun e Lubonjën, si dhe familjen Berisha. I pyetur nga Adrian Thano për gazetarët e lidhur me pushtetin që fitojnë shifra të paimagjinueshme për publikun dhe kanë vënë gjithashtu si politikanët pasuri të pashpjegueshme, Nano propozon që të bëhet një publikim i pasurive të nja 20 analistëve më të famshëm, kryeredaktorëve jetëgjatë të lajmeve, moderatorëve të talk-show-ve, që publikut të mos i flitet në tym. Të përmbledhura, disa momente pikante të intervistës:

Për mediat:

Massmedia në muajt e ardhshëm do të jetë bartëse e banalitetit elektoral. Do ta kryejë me qejf këtë mision.

Për Fevziun:

Këto punët e pallateve që kanë gazetarët nuk i di mirë. (...) Fevziun e qortoj për tjetër gjë, e qortoj për gazetarinë që bën, e qortoj për faktin që kryeministrin e vendit e fton 6 herë në 3 muaj, e qortoj që bën lojëra të politikës, e qortoj që shpesh e ka shndërruar studion në një qoshe televizive të sunduar nga vulgariteti, thashethemet, baltosja(...), që bën qoka mondane e promocione lapërdhare për ndonjë libër të tijin...

Për Lubonjën:

...Një numër qendrimesh që ky ka mbajtur gjatë 5-6 viteve të fundit më kanë lënë pa gojë. Fjala vjen, qendrimet e tij mbi 21 janarin 2011... kanë qenë mos o Zot! Nuk ka asnjë dëngël morale e moralisti që të justifikojë ato qendrime.

Peticioni i 100 intelektualëve:

“...ata që kanë nënshkruar këtë peticion janë për të ardhur keq. Së dyti, peticione të tilla, tok me nënshkruesit e tyre, na e bëjnë të kuptueshme jo vetëm historinë tonë të 20 viteve të fundit, por çdo moment historik tonin.”

Për familjen Berisha:

“Kjo familje po ngjan gjithnjë e më tepër me familjet e despotëve kudo nëpër botë. Dhe kur them këtë, kam parasysh se plaçkitja e vendit është krimi më i parëndësishëm i tyre”

Comments

Submitted by eni (not verified) on

Mustafa Nano  - eshte fat  te kesh "eshter" si ju ne kete interviste per te thene si i mendon gjerat. Lum ai qe thote me ze te larte  diten me diell ato qe thote me vete  kur ve koken ne jastek.  Qendrimi i Lubonjes ( i nje ish te burgosuri per demokraci) kur pa te vriten 4 njerez ne gjakftohtesi ne mes te Tiranes, ishte pak te thuash skandaloz...deri ne pabesueshmeri. Ndersa per Fevziun - nuk do te kisha harxhuar as fryme as kohe as boje per tu marre. Eshte kaq i lexueshem,  kaq i zhytur  dhe i shperblyer ne b...lepirje sa edhe i pashprese .  Nga nje  lexim i vazhdueshem  ne faqet e rrjeteve sociale te te gjitha formave kam  kuptuar  se askush nuk ja hedh perceptimit publik. edhe ata qe te perdorin edhe ata qe perdoren nga keta ligavece.  Kjo me ka qetesuar. Nuk besoj nderkaq ne  gerthitjet djallezore dhe te shqetesuara te Fevziut sa here sulmohet sepse shkuarja ne studion e Canit apo ftesa e Canit ne studio - me tregojne shume per shtyllen kurizore te Fevziut . Per Fevziun kam nje vetem pyetje : Nder debatet per silikonin ,  sali berishen , edi ramen , ina ramen dhe monstren qe i preu koken 18 vjecares jetime , PSE  NUK  GJETI KOHE DHE VEND PER TE DISKUTUAR PER VRASJEN E GJYQTARIT KONOMI NE VLORE????

Submitted by grandi (not verified) on

aman ora Muci se pak si shume moral ke filluar te besh.Une jam dakord qe cdo kush ka anet negative dhe anet pozitive por smund te jesh ti me profesionist se Fevzoja dhe as me moralist se Lubonja...Kur Fevzoja bente gazetari ti nuk di ku ishe ndersa kur Lubonja bente burg per lirine e fjales ti ishe anetar i PK dhe krenoheshe me to.Keshtu qe ky kast analistesh ne shqiperi qe moralizojne per cdo gje kur ne fakt jane kasta me  pa morale e shoqerise nuk eshte i drejte si p.sh gjyqsori i kapur,presidenti i kapur,prokurori i kapur,televizioni i kapur,mesuesi i kapur,tregtari i kapur,kembesori i kapur,semafori i kapur nga shteti ndersa vetem une jam objektivi dhe cfar them une eshte e drejte!!!

Submitted by Albi (not verified) on

Laj gojen para se te flasesh per Lubonjen, i vetmi qe flet per problemet reale te ketij vendi.

Nqs ke probleme me 21 janarin shko folu pak atyre shokeve te tu si Veliaj etj. qe jane sot avokatet me te medhenj per koalicion me Ilir Meten.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ku e di une pse eshte kaq e veshtire te shfaqen mesazhet tek ju? Ne tre, njeri shfaqet... Fusha komenti eshte e kerkuar.
Le qe dhe kur shfaqet do nja tre ore. Keni admin ju? A po nuk rri ne pune ai? Do te kishit me shume klikime ne kete faqe, ne se do te ishit me te zhdervjellte..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.