PD, frikë reale nga Bamir Topi? Në Tiranë për PD do garojnë “autoktonë”.

Ky mund të jetë njëri prej shkaqeve, në mos më i forti, për strategjinë e PD për Tiranën në zgjedhet e 23 qershorit. Sipas burimeve të gazetes Shqip, Berisha u ka kërkuar të vetëve që të mos lëshojnë asnjë nga zonat e sigurta, që janë njësitë bashkiake numër 2, 4, 9, 10 dhe 11. Thuhet se në listat për deputetë nuk do të ketë asnjë ministër dhe se po bëhen përpjeke të forta për të ftuar personalitete autoktonë. Kjo bëhet pikërisht në çastin kur lind frika se “autoktonët” e vërtetë mund t’i marrë FRD, kryetari i së cilës, Topi dihet se ka mbështetje tek kjo pjesë e qytetarëve të Tiranës. Se sa “autoktonë” e njëkohësisht figura të pastra e të papërlyer në qeverisje do të mund të gjenden që t’i vijnë në ndihmë barkës së pushtetit që diuket sikur po nis të fusë ujë, kjo nuk dihet. Ajo që Shqip raporton, është se ministrat pritet të dërgohen në rrethe dhe Tirana t’u lihet “autoktonëve”. Berisha u ka bërë thirrje militantëve që të mos lëshojnë asnjë votë, nga ato që PD ka pasur në zgjedhjet e fundit. k.c.
Comments
k.c,mos i shko pas avazit te
<p>k.c,mos i shko pas avazit te autoktoneve,se kjo eshte gjelle per Topin dhe Berishen dhe mentalitetin e tyre.Tek e fundit,edhe Rama eshte nga Mbreshtani i Beratit,por njerezit nuk votojne shtyllat e trotuarit,votojne njerez qe mund te sherbejne mire dhe zhvillojne idete mbi shoqerine.Ne Amerike bene president dy here nje tip qe e quajne Obama,qe as ai eshte autokton,por kjo s'e ben me pak simpatik.Ju lutem shtypit,beni me shume kunder kesaj"tironcerie"denbabadenesh,se nuk meritojme te shperblehemi me kete politike banaliteti.</p>
ne kolonen e majte ne
ne kolonen e majte ne raportojme dhe komentojme ato qe ndodhin - nuk japim opinione se cfare e si duhet te ndodhe...
ok,ashtu eshte,por le te
<p>ok,ashtu eshte,por le te bejme sikur.Le te bejme sikur çdo gazete ndjek politiken e saj dhe te botuesit e perzgjedh ne kozmosin e lajmeve ato lajme qe i duken me prane kesaj politike.Psh.ben nje interviste Filan Fisteku,te gjate nga Tirana ne Durres.Gazeta te ndryshme i ofrojne publikut te tyre pjeseza te ndryshme,njeri nga Lapraka ne Vore,tjetri nga Vora ne Shijak,tjetri nga Shijaku ne Durres,ne mos ne pjeseza me te vogla.Ka plot per te shikuar me kendveshtrim te ndryshem nje interiste te gjate nga Tirana ne Durres,e sikur une te isha lexues qe fillova sot te lexoj gazeta nuk do ti bija pas kesaj hamendjeje.Mendoj se shtypi mund ta diskretitoje kollaj kete tendencen e"tironcllekut denbabaden",sepse se pari fyen inteligjencen,qe kalon kufijte e qytetit,fshatit,madje edhe shtetit.Padyshim qe Respublica eshte nje nga zerat ndryshe,nga me simpatiket.Pune te mbare dhe mundime te reja! </p>
Add new comment