Arkiv-Lajme

Do të ketë krim, por pa kriminelë. Do të ketë të vrarë, por pa vrasës - thotë për gjyqin e 21 janarit "puçisti" Andi Bushati

Postuar në 21 Janar, 2013 03:50

Andi Bushati, një nga gazetarët e akuzuar si “puçist” i 21 janarit nga kryeministri Sali Berisha, komenton dy vjet më pas vrasjet dhe gjykimin e tyre: "Do pranohet se ka të vrarë, por nuk do ketë të dënuar për vrasje e për rrjedhim as urdhërues të tyre. Do pranohet se ka pasur zhdukje të provave, por nuk do gjendet se kush i ka zhdukur. Do pranohet se tyta e revoles “Beret” e ish-komandantit të gardës është ndërruar, se gjilpëra e saj është shkatërruar, po askush nuk do të rrezultojë fajtor për këtë. Me një fjalë do të ketë ngjarje, por pa autorë. Do të ketë krim, por pa kriminelë.

Zogaj: Nuk ish motra e Aleks Nikës që m’u hakërrye; ish një tropojane, që më tha se ish “motra e një polici të lënduar”

Postuar në 21 Janar, 2013 03:20

Në një pasazh të librit të tij të fundit, të publikuar nga Dita e Tema, Preç Zogaj hedh dritë mbi “motrën e Aleks Nikës që iu hakërrye Zogajt mbrëmjen e 21 janarit në korridorin e spitalit ushtarak” (sipas Berishës). Dhe e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Berisha. Ky i fundit e ka ditur të vërtetën, por i ka interesuar ta transformojë atë. Nuk është fjala pra për motrën e Aleks Nikës, por për motrën e një polici të lënduar, ose për një grua që është shtirur si motra e një polici të lënduar. Ja ngjarja që ka ndodhur në spital, e rrëfyer nga Zogaj:

Presidenti: shqiptarët nuk janë nacionalistë, por... atdhedashës?

Postuar në 20 Janar, 2013 15:31

Presidenti Bujar Nishani ka publikuar një artikull te Panorama.al, të titulluar “Atdhedashuri, asgjë tjetër”. Artikulli, që merr zanafillë nga kremtimet e 100 vjetorit të Pavarësisë, pasi bën një fluturim të përciptë mbi disa teori mbi nacionalizmin, del në konkluzionin se shqiptarët nuk janë nacionalistë.

21 janari: gazetari i plagosur Fatos Mahmutaj kujton fjalinë e Bashës 1 ditë para vrasjeve.

Postuar në 20 Janar, 2013 14:08

 

Gazeta Dita ka botuar sot një intervistë me gazetarin e plagosur më 21 Janar, Fatos Mahmutajn. Në një bisedë me Erion Habilajn, ai rikujton disa elementë që nuk duhen harruar kurrë, edhe nesër, kur të bëhet marshimi i heshtur në Bulevard.

“21 janari” do të përfundojë me dënime qesharake, ndërsa padyshim që kuzhinierët e kësaj çorbe të qelbur do të shpërblehen me kocka që Berisha ka zakon t’i hedhë për njerëzit e tij, si gjithmonë” thotë Mahmutaj.

Bëhet betimi zyrtar i Presidentit Obama. Nesër, në publik.

Postuar në 20 Janar, 2013 13:10

 

Inaugurimi zyrtar i 57-të për Presidentin Barack Obama dhe nënpresidentin Joe Biden u bë sot,  për të  respektuar detyrimin kushtetues që kërkonte që betimi të bëhej më 20 janar. Shefi i Drejtësisë John Roberts drejtoi procedurën e betimit për Obamën – hera e tretë e tij që ka këtë nder, sipas CNN. Betimi u bë në prani të Michelle e fëmijëve, si dhe të gruas së Joe Biden, në Sallën Ovale Blu.

Nëse Berisha është arkitekti i piramidave (sipas Topit) atëherë...

Postuar në 20 Janar, 2013 12:03

 

“Viti i mbrapshtë ’97 dhe firmat piramidale kanë për arkitekt kryeministrin Berisha”. Kjo ka qenë një ndër akuzat që kryetari i Frymës së Re Demokratike i adresoi kryeministrit gjatë hapjes së degëve të kësaj force politike në Gramsh dhe Belsh, citon portali gazetadita.al.

Britania vuan nën borë e përmbytje! Evitoni fluturimet për në Londër!

Postuar në 20 Janar, 2013 11:19

 

Transportet dhe udhëtimet në kaos, dhe gjendja parashikohet të zgjasë sepse parashikohet borë dhe në javën e ardhshme. 100 fluturime të anulluara në Heathrow, dhe 10.000 shtëpi pa energji elektrike në Britaninë e goditur nga përmbytjet, shkruan The Independent.

Jugu i Britanisë së Madhe u godit nga dëbora e madhe, duke e mbuluar qytetin e Southampton në Hampshire me një shtresë të trashë (në foton sipër), raporton Daily Mail.

Vendet fqinjë në krizë të thellë, emigrantët: “më mirë në krizë, se në Shqipëri”

Postuar në 20 Janar, 2013 10:36

Shqiptarët,edhe në krizën më të thellë greke (ose italiane) e kanë të qartë zgjedhjen: më mirë të papunë mes krizës sesa në Shqipëri! Ekspertët, të cituar nga Top Channel, mendojne se kriza ekonomike ka bërë që mijëra familje të rikthehen, por shumë të tjera të qendrojnë në vendet fqinje.

Mediat, që të mos bëjnë komercialitet me anë të së keqes!

Postuar në 20 Janar, 2013 09:33

 

Në rubrikën e përjavshme te Mapo, në shkrimin “4 gjëra që bën keq pushteti i katërt”, Dom Gjergj Meta, trajton me një këndvështrim origjinal funksionin e mediave në Shqipëri.  Mendimet e tij vlejnë sidomos përfaktin se realiteti shqiptar, siç e pranon dhe autori, paraqitet, sui generis. Përplasjet në media, janë të ngjashme me ato të jetës së përditëshme.

Meta ofron  disa situata të cilave “mediat jo vetëm mund, por duhet t’u përgjigjen e t’u lënë vend e hapësirë.”

Qendrim “individual” i K/ministrit per ‘Preshevën’ në FB, jo në OKB!

Postuar në 20 Janar, 2013 08:40

Reagimi për lapidarin e Preshevës, duket sikur është një rast i mirë për të fituar kapital politik, për këdo, pa shkaktuar dëme shumë të mëdha. Ndoshta, askush në Beograd do të shqetësohet për deklaratat që vijnë nga Shqipëria, për sa kohë janë për “përdorim të brendshëm”.

Qeveria shqiptare ka reaguar me një deklaratë për mediat, që pavarësisht se ëshët për tu duartrokitur nuk ka asnjë impakt real politik. Jo më kot, ishte deklaratë “për mediat”. Nga ana tjetër, siç raporton Dita, Kryeministri ka komentuar heqjen e monumentit të dëshmorëve të UÇPMB-së përmes Facebookut:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme