Zogaj: Nuk ish motra e Aleks Nikës që m’u hakërrye; ish një tropojane, që më tha se ish “motra e një polici të lënduar”

Në një pasazh të librit të tij të fundit, të publikuar nga Dita e Tema, Preç Zogaj hedh dritë mbi “motrën e Aleks Nikës që iu hakërrye Zogajt mbrëmjen e 21 janarit në korridorin e spitalit ushtarak” (sipas Berishës). Dhe e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Berisha. Ky i fundit e ka ditur të vërtetën, por i ka interesuar ta transformojë atë. Nuk është fjala pra për motrën e Aleks Nikës, por për motrën e një polici të lënduar, ose për një grua që është shtirur si motra e një polici të lënduar. Ja ngjarja që ka ndodhur në spital, e rrëfyer nga Zogaj:
“Dy-tre burra dhe një grua po rrinin në korridor. Dukeshin të mpirë e të prerë si të gjithë ata që presin lajme prapa dyerve të spitaleve.
-Pse na vratë, o Preç Zogaj? – m’u drejtua gruaja, me një ton midis dëshpërimit dhe kërkesës së llogarisë. Ndalova në vend i habitur. Nga theksi e kuptova menjëherë se ishte tropojane. Për një çast mendova se mos më kujtonte akoma deputet të PD-së. Takoja plot njerëz në Shqipëri që nuk shihnin më lajme dhe nuk kishin asnjë ide për lëvizjet e mia politike. M’u duk banale të sqarohesha me të në rrethanën ku ndodheshim.
E pyeta kë kishte të vrarë? Nuk m’u përgjigj menjëherë, ndërkohë që burrat që ishin me të e tërhoqën ngadalë nga vetja e tyre.
-Vëllanë kam! – tha sertë. Mbeta pa fjalë. Një infermiere që po na shikonte u afrua dhe më shpjegoi se bëhej fjalë për një polic të plagosur me mjete të forta, por që ishte jashtë rrezikut për jetën. Saora e kuptova si ishte puna. I thashë gruas “të shkuara vëllait”, e luta të qetësohej, sepse në atë spital kishte të vrarë të vërtetë, ndërkohë që djali i një mikut tim ishte plagosur për vdekje. Mirësjellja e acaroi me shumë.
“Vëllai im”, tha, “nuk ju ka pas asnjë borxh ty e Spartak Ngjelës që keni shku me Edi Ramën!”
Ishte pa kuptim t’i ktheja përgjigje. Përshëndeta instinktivisht me kokë dhe mora të largohesha. Shoqëruesit e mi të rastit dhe kushërinjtë e Aleks Nikës erdhën pas meje. Në të ikur, dëgjova gruan që lëshoi të fundit: “Dhe keni fytyrë të vini në spital”. Tani e kishte tepruar përnjimend, sado të madhe ta kishte dhimbjen. Njëri prej shoqëruesve të mi u kthye dhe tha: “Nuk vinë për ty, moj motër! Vinë për atë që ka marrë plumbin në ballë nga policët e Sali Berishës”. Nuk foli më njeri. Të afërmit e Aleksit më përcollën deri jashtë. U ktheva në qytet.
Ja, kjo ishte e gjitha.”
Re.Pu.
Comments
Keta nuk duhen rrahur.Duhen
<p>Keta nuk duhen rrahur.Duhen vrare.</p><p>Popull bageti.</p><p>Vellain te spital bente akoma politike kafsha e maleve.</p>
Add new comment