Kryeministri pranon se 30% e ekonomisë është informale

Postuar në 20 Prill, 2026 21:23

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, kryeministri Edi Rama, ka pranuar shifrën e raportuar të informalitetit në ekonominë shqiptare në kuotën 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. I pyetur mbi këtë çështje dhe shifrën në fjalë të referuar nga Komisioni Europian.

Ekonomia informale është pjesë e kësaj faze historike të ndryshimit transformues. Ka qenë prej 35 vitesh, pork jo nuk mjafton për të lënë pas shumë prej sfidave që erdhën me mungesën e përvojë, institucioneve, traditë demokratike dhe sundimit të ligjit. Ne e kemi përmirësuar ndjeshëm balancën mes ekonomisë formale dhe informale

ka thënë ndër të tjera z. Rama.

Pranimi i kësaj shifre vjen ndërkohë që z. Rama ka deklaruar në mediat italiane se ndërtimi është sektor i paprekur nga pastrimi i parave, çka sugjeron nevojën e sqarimeve shteruese se nga se përfaqësohet ekonomia informale në vend dhe sesi para në këto nivele penetrojnë në ekonomi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.