Ilir Meta nuk është më Ilir Meta

Postuar në 27 Prill, 2026 18:24

Jam Ilir Meta unë o budallenj!

Kjo është fraza e fundit politike e ish-presidentit të Republikës. D.m.th fraza e fundit politike e Ilir Metës që njohim të gjithë. Pasi ai që pamë sot në seancë gjyqësore është diçka tjetër. Një krijesë që tranzituar nga Ilir Meta me një psikologji të re që gërsheton Gollumin me Andrey Chikatilon.

Ai që pamë sot në seancë, me të gjithë repertorin e gjestikulacioneve, lëvizjen e syve dhe posturën, përfaqëson diçka të re. Një anatomi që është avantposti i tretësirës njerëzore që ka brenda si ingredient Metën, të burgosurin, të dëmtuarin, të zbrazurin nga çdo sentiment.

A mund të flasim për keqtrajtim? Jo. Mund të flasim për një të transformuar në mënyrë të paprecedentë, aq sa mund të thuhet se në Ilir Meta ka humbur njerëzoren në këto muaj burgosjeje.

Dje ishte dje, sot është sot. Dje ishte Ilir Meta, sot nuk e di më kush.

s.zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.