Zv/Ministri i jashtëm grek Ciaras: Qeveri shqiptare bashkëpunon me qarqe ekstremiste

Qeveria greke e Andonis Samaras, ka deklaruar nëpërmjet zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Konstandin Ciaras se, qeveria shqiptare bashkëpunon me qarqe ekstremiste, raporton gazeta Shekulli. Interpelancea në Parlamentin grek, u thirr nga deputeti neonazist i ‘Agimit të Artë’, Kristos Papas, një individ i shpallur non-grata në Shqipëri, i njohur për bëmat e tij anti shqiptare.
“I kemi theksuar në mënyrë të përsëritur palës shqiptare që toleranca dhe shumë më tepër, bashkëpunimi me qarqet ekstremiste, (…), nuk mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe.
Deputeti neonazist i ‘Agimit të Artë”, Papas, kërkoi nga zëvendësministri Ciaras, që mos dalë në shitje çështja e kombëtare e “Vorioepirit” dhe të mos jenë ‘vorioepirotët’ pre e shtypjes dhe terrorizmit shqiptar.
“Qeveritarët e sotëm me qëndrimin e tyre e kanë katandisur Greqinë vend që e zënë me dru dhe me shpulla të gjithë. Madje dhe shqiptarët, këta kusarë dhe kaçak të Evropës, që e kanë plaçkitjen në ADN-ë e tyre, arritën të rritin reputacionin e tyre kundër Greqisë”,.
Konkuzionet e zv/Ministrit grek janë të qarta: nuk ka çështje çame, dhe marrëveshja e detit e zhvleftësuar nga gjykata shqiptare, për ta është i vetmi dokument mbi të cilin do të bazohen në të ardhmen:
(bisedime për çështjen çame) “…nuk ka bisedime të tilla me ne, pasi Greqia e ka theksuar shumë herë se është shtet i së drejtës dhe drejtësia greke ka vendosur dhe vazhdon të vendosë vlefshmërinë e pretendimeve të tilla, duke u bazuar tek ‘aplikimi i të drejtës ndërkombëtare”.
“Krijimi i ‘Zonës së Pavarur Industriale’ në kufirin detar përbën një të drejtë sovrane të Greqisë, që do të ushtrojë në kohën e duhur (…) “Marrëveshja e 27 prillit të 2009-s mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve detar dhe ujor përcakton tani për tani por dhe për të ardhmen dy fushat ekzistuese të juridiksionit dhe të ardhmen, duke përfshirë dhe ‘Zonën e Pavarur Industriale detare’.
k.c.
Add new comment