Bëhet betimi zyrtar i Presidentit Obama. Nesër, në publik.

Inaugurimi zyrtar i 57-të për Presidentin Barack Obama dhe nënpresidentin Joe Biden u bë sot, për të respektuar detyrimin kushtetues që kërkonte që betimi të bëhej më 20 janar. Shefi i Drejtësisë John Roberts drejtoi procedurën e betimit për Obamën – hera e tretë e tij që ka këtë nder, sipas CNN. Betimi u bë në prani të Michelle e fëmijëve, si dhe të gruas së Joe Biden, në Sallën Ovale Blu.
Për shumë vetë duket se Obama ka qenë i rifreskuar nga fitorja mbi Mitt Romney dhe mund të jetë në një pozicion të mirë për të ri-fituar një bazë liberale votuesish të zhgënjyer nga mandati i tij i parë që shumë e shihnin si “të turpshëm”, të shqetësuar për bashkëpunimin me Republikanët dhe - më e rëndësishmja – të stresuar nga nevoja për t’u marrë me Recesionin e Madh, komenton The Guardian. "Ndoshta ne tani do të shohim për herë të parë se çfarë Obama do të kishte bërë në qoftë se nuk do të kish pasur asnjë krizë financiare," tha Shaun Bowler, Profesor dhe shkencëtar politik në në Universitetin e Kalifornisë në Riverside.
Kjo shënon një ndryshim të dukshëm në këndvështrimin e Obamës për Presidencën, nga një rol ku ai vepronte si pajtues në një rol tjetër, ku ai do të udhëheqë me guxim e forcë, tha për gazetën angleze Profesor James Josefson, një shkencëtar politik në Bridgewater College në Virginia. Lgji për armët, është një nga lëvizjet e reja të forta të tij.
Organizatorët presin 800.000 pjesëmarrës në ceremoninë e së hënës në publik, dita ‘e parë’ e punës - më pak se gjysma e 1.8 milion njerëzve që mbushte ‘National Mall’ në vitin 2009. Ja.Se.
Add new comment