Arkiv-Lajme
Debat në FaceBook mes një politikani të PS-së dhe një të FRD-së
Deputeti socialist Erion Braçe shkruante në faqen e tij në FaceBook se “FRD-ja e Presidentit Topi dhe AKZ-ja e Kreshnik Spahiut, patën fjalë shumë të ashpra sot kundër 21 janarit! Shumë të ashpra edhe për drejtësinë që mungon! OK! Po bëj sikur kam harruar! Duhet! Po mirë Presidenti Topi e ti Kreshnik, nuk mundët që ju t’i thoshit këto fjalë sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku u konsumua krimi dhe aty ku mbahet peng drejtësia për urdhëruesit dhe vrasësit direkt?”
Mbreti i Paparacëve kërkohet në gjithë Europën... "S'u bëra shantazh, u kërkova aq sa do paguhesha për botimin" (!)
Zyra e Interpolit në Milano ka lëshuar një mandat arresti në të gjithë Europën për fotografin paparac Fabricio Korona. Mediat njoftojne se vendndodhja e tij nuk dihet prej së premtes, pak përpara se gjykata të shpallte dënimin. Korona u shpall fajtor për shantazh (i kërkoi para në këmbim të disa fotove kompromentuese futbollistit David Trezege).
E mitura italiane denoncon emailet erotike, kompjuteri nga i vijnë ndodhet në... Shqipëri
E përditshmja Gazeta Shqiptare ka botuar në numrin e sotëm detajet e një denoncimi të pazakontë: Një vajzë e mitur italiane është kërcënuar me jetë, nëse nuk realizonte video erotike. Kërcënimet në adresë të 14-vjeçares, janë bërë në adresën e saj të emailit dhe kanë qenë aq shqetësuese, sa e kanë detyruar familjen e saj t'i drejtohet për ndihmë prokurorisë së Salernos. Dhe kjo prokurori pas hetimeve ka dalë në konkluzionin se presionet via mail të miturës italiane i vinin nga... Shqipëria.
Është ndarë papritur nga jeta Alfred Kola, bashkëpunëtori i hershëm i Respublica-s
Një javë më parë, saktësisht më datë 14 të këtij muaji, ka ndërruar jetë Alfred Kola, një nga bashkëpuntorët e gazetës online respublica.al. Njoftimi i trishtuar na vjen nga njerëz të afërt të tij.
1 milion lekë për dëftesën e shkollës së mesme (pa qenë asnjë ditë në shkollë)
I kanë kërkuar 1 milion e 100 mijë lekë në këmbim të një dëftese të shkollës së mesme pa shkuar asnjë ditë në shkollë. Dëftesa u premtua se do të merrej në gjimnazin e Yzberishtit, ku M.A. do të regjistrohej direkt në vitin e pestë!” – E përditshmja MAPO boton në numrin e sotëm detaje nga një përgjim zyrtar ku janë përfshirë një ish-inspektor i Drejtorisë Arsimore të Tiranës dhe një ndërmjetës, të denoncuar nga një shtetase, së cilës i ishte premtuar dëftesa në fjalë.
Shënim: Me vota apo me revolta?
Para dy vjetësh, 4 demonstrues u vranë nga plumbat e Gardës së Republikës në bulevardin kryesor të Tiranës tek po po mbanin duart në xhepa. Sot Edi Rama, duke përkujtuar ata demonstrues tha se, pa hequr Berishën nga pushteti me votat e 23 qershorit, nuk mund të hapet rruga për vendosjen e drejtësisë së vërtetë për ata katër të vrarë.
Shënim: Kush gjen ngjarje janari të "nivelit të lartë", t'i dërgojë me SMS te 0682099410 (duhet të kenë ngjarë afër datës 21)
21 janarin e kaluar Berisha bëri çmos që të flitej për Kongresin e Lushnjes. Këtë 21 janar gjeti në kalendar Rugovën. Kushdi me ç'ngulm qëmton në botime enciklopedike ngjarje që janë afër kësaj date; mjaft të kenë ndodhur pas gjysmës së janarit: është e mjaftueshme për t'u shpallur "ngjarje të nivelit shumë të lartë".
Stefani krahason terrorizmin psiqik berishian me atë nazist dhe kritikon "barinjtë e Perëndimit" në Tiranë
Shihet qartë që Berisha po përpiqet të krijojë në psikologjinë e shqiptarëve atë që mund të quhet “detanta e së keqes e të dy krahëve” – shkruan Andrea Stefani në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Më pas i krahason fushatat e tij të agresionit mbi rivalët politikë me metodat e Hitlerit. “Një tjetër shkak i këtij agresioni është mënyra si e kupton dhe e bën politikën Berisha, një mënyrë tipike për liderët nazistë.
Selami Xhepa shfryn tollumbacen “Ansar”, dhe … merr në mbrojtje zonjën Malltezi
Deri tani, në përgjgije të akuzës së ngritur nga biznesmeni pakistanez me emrin Ansar, ka reaguar vetë zonja Malltezi, përndryshe e bija e kryeministrit Berisha. Zyrtari i parë që përfshihet në këtë histori është deputeti Selami Xhepa, i cili në kohët kur ky biznesmen ka kërkuar të investojë në Shqipëri ka qenë këshilltari i Berishës për ekonominë. Zoti Xhepa ka shkruar një artikull me titull “Historia ime me ‘biznesmenin’ Ansar”, të publikuar në Panoramën e sotme, në të cilën përpiqet të përcjellë idenë se Ansari nuk ka qenë biznesmen serioz.
Kosova, shteti 'më i asistuar' në botë për frymë - shkruan Wall Street Journal
14 vjet që prej hyrjes së ushtarëve të Aleancës Veriatlantike në Kosovë, për t’i dhënë fund luftimeve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, fundi i misionit nuk duket gjëkundi, shkruan në numrin e djeshëm Wall Street Journal. Situata e brishtë në veriun e dominuar nga serbët, dështimi i forcës policore të Bashkimit Evropian për të përfituar mbështetjen e popullatës dhe kufizimet në institucionet e Kosovës, të cilat edhe ashtu kanë mjete të pakta, kanë bërë që misioni i NATO-s në Kosovë të numërojë ende mbi 5, 500 trupa, përfshirë këtu edhe 700 rezervë, shkruan gazeta.