Mbreti i Paparacëve kërkohet në gjithë Europën... "S'u bëra shantazh, u kërkova aq sa do paguhesha për botimin" (!)

Zyra e Interpolit në Milano ka lëshuar një mandat arresti në të gjithë Europën për fotografin paparac Fabricio Korona. Mediat njoftojne se vendndodhja e tij nuk dihet prej së premtes, pak përpara se gjykata të shpallte dënimin. Korona u shpall fajtor për shantazh (i kërkoi para në këmbim të disa fotove kompromentuese futbollistit David Trezege).
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA ai u dënua me pesë vjet burg, por arratia nga ligji do të thotë shtimin me dy vjet e 10 muaj të dënimit. Me agjencinë e tij, Korona u bë një figurë qendrore në Itali, në vendin ku lindi dhe fjala “paparac” për fotoreporterin që zbulon jetën private të VIP-ave. Si Trezege, edhe personazhe të tjerë e akuzuan Fabricio Koronën, përfshi këtu edhe pjesëtarë të familjes së Silvio Berluskonit.
Korona paraqiti një argument mbrojtës krejt të pazakontë. Sipas tij nuk bëhej fjalë për shantazhe, por "u kishte dhënë vipave një mundësi për të paguar fotot kompromentuese, për t’i tërhequr më pas nga qarkullimi duke u ofruar atyre të njëjtin çmim, që do t’i paguante një revistë".
Më shumë:
Add new comment