Është ndarë papritur nga jeta Alfred Kola, bashkëpunëtori i hershëm i Respublica-s

Një javë më parë, saktësisht më datë 14 të këtij muaji, ka ndërruar jetë Alfred Kola, një nga bashkëpuntorët e gazetës online respublica.al. Njoftimi i trishtuar na vjen nga njerëz të afërt të tij.
Alfredi na u ofrua qysh në fillim me idenë për të kontribuar në këtë faqe “të re e ndryshe”, dhe përveç artikujve e opinioneve të tij mbi plot çështje të jetës social-politike shqiptare, ai na dha një dorë të mirë në mbulimin e rubrikës Global View. Praktikisht, ai e ka mbajtur fare i vetëm atë rubrikë. Dhe e ka bërë në mënyrë vullnetare, pa asnjë shpërblim. Ka mbledhur artikuj nga gazetat e botës, dhe ka përkthyer vetë lajme të ndryshme për lexues potencialë të huaj.
Personalisht, kam mbetur shumë i impresionuar nga kjo sjellje tepër diskrete, larg çdo “protagonizmi”, e Alfred Kolës, i cili ka harxhuar energji e kohë nga të vetat në rrethanat që nuk njiheshim. Ne nuk u takuam asnjëherë. Dhe unë s’e mora vesh kurrë se ku jetonte, në atdhe apo jashtë. Më pyesnin dhe të tjerë se kush është Alfred Kola, dhe unë u thoja veç atë që dija. Dija vetëm që ai kish një pasion të madh civik, që ish i informuar mbi punët e kësaj bote, që kish një penë të mirë, dhe që lexonte e shkruante në disa gjuhë të huaja. I jam mirënjohës Alfredit, e më vjen keq që s’munda t’ia shpreh sa ishte gjallë.
Ne të stafit të respublica-s u dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Alfred Kolës. Dhe urojmë një paqe të përjetshme për vetë Alfredin.
Mustafa Nano
Comments
Ngushellime familjes. Kto
Ngushellime familjes. Kto ngjarje na kujtojne se ndoshta duhet te jemi me te afert me njerezit...
Rafmet e Zoti te pas falt e i

Rafmet e Zoti te pas falt e i pas lon jeten dashamirsve

Ngushellime familjes e te

Ngushellime familjes e te gjithe te njohurve te tij. E vleresojme kontibutin e tij ne median shqiptare.

Nje nga miqte e mi me te

Nje nga miqte e mi me te mire. U nda nga jeta ne moshe te re krejt befasisht.

Rest In Peace my friend.

Oh sa keq ! Po nga se nderoi

Oh sa keq ! Po nga se nderoi jete ?

Paqja qofte me te perjete ! Ngushellimet me te sinqerta famlijes se tij !

Por ju te kesaj gazete on line , e keni detyre morale te beni nje jeteshkrim te zotit Alfred Kola-, -Te kerkoni ne White Page ose ti thoni ketij komentuesit me siper qe thote se e njef

Me duekt se duhet te jete nje cun i ri , se e kontrollova ne face book dhe aty pashe nje cift ku djalin e quanin Alfred Kola dhe dukej paksa i hequr ne fytyre --Ndoshta nuk eshte ai se nuk dua tja taks tjetrit fatin e keq.....Por duhet te intresoheni ore Mustafa Nano, tek miqte e tij , nje nga te cilet eshte ky komentuesi ketu me siper dhe te jepni edhe nje foto te Alfredit dhe dicka nga jeta e tij ....

_Kushedi pse i ka ardhur ky fat i keq Alfredit .....R.I.P.

Add new comment