Kosova, shteti 'më i asistuar' në botë për frymë - shkruan Wall Street Journal

Postuar në 21 Janar, 2013 07:19

14 vjet që prej hyrjes së ushtarëve të Aleancës Veriatlantike në Kosovë, për t’i dhënë fund luftimeve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, fundi i misionit nuk duket gjëkundi, shkruan në numrin e djeshëm Wall Street Journal. Situata e brishtë në veriun e dominuar nga serbët, dështimi i forcës policore të Bashkimit Evropian për të përfituar mbështetjen e popullatës dhe kufizimet në institucionet e Kosovës, të cilat edhe ashtu kanë mjete të pakta, kanë bërë që misioni i NATO-s në Kosovë të numërojë ende mbi 5, 500 trupa, përfshirë këtu edhe 700 rezervë, shkruan gazeta. Ndonëse një vendim më i prerë mbi këtë çështje mund të pritet në takimin e ministrave të NATO-s në muajin shkurt, WSJ citon një zyrtar të ketë thënë se çështja e numrit të forcave në terren nuk pritet të jetë në agjendë.

Privatisht, disa zyrtarë të NATO-s janë ankuar se një pjesë e problemit është vetë misioni EULEX – ose thënë më mirë vendet anëtare që financojnë misionin prej 2,097 vetash. Ka pasur pakënaqësi me shkurtimet prej 25 për qind që janë bërë vitin e kaluar në këtë mision, ndonëse gazeta shkruan se ka edhe të tillë që thonë se  qeveritë që qëndrojnë prapa këtij misioni kanë mungesë të vullnetit politik për ta adresuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin me njerëz, fenomene këto nga të cilat lëngon Kosova, posaçërisht veriu i saj.
WSJ në fund rikujton se Kosova, e cila pavarësinë e shpalli në shkurt të vitit 2008, është shteti që fiton më së shumti asistencë në botë nga Bashkimi Evropian për kokë banori. (REL)

Comments

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Sigurisht, deri sa 90 % e asistences shkon per te mbushur xhepat e nderkombetareve qe prishin pune nderkohe qe demi i bere ne 100 vite nga ndarja nuk llogaritet.

Submitted by Anisa (not verified) on

Ju lutem rregulloni "koke banori" ne titull, shprehja eshte ose "per koke" ose "per banor". Sa per shkrimin, WSJ mund te na kishte informuar edhe per raportin asistence per "koke administratori".

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Aty po luhet politika amerikano-turke kunder politikes ruse.

Submitted by Lira (not verified) on

Sipas UNDP-se, 37% e popullsise ne Kosove jeton ne varferi, me 1.42 euro ne dite, ndersa 17% jeton ne varferi ekstreme me 93 cent ne dite. Lind pyetja: ku kane shkuar ose ku shkojne eurot?

Kjo lloj llogaritje keshtu bruto eshte jashte cdo llogjike dhe sherben per te maskuar shpenzimet e pajustifikueshme te parave.  Nqs. nuk specifikohen zerat e shpenzimeve (nderkombetare dhe lokale) atehere eshte vetem mashtrim.  Vetem rrogat e nderkombetareve jane per te vene duart ne koke, nderkohe qe ne Prishtine kane filluar te vihen re lypsqare dhe te pastrehe qe flene poshte ures ne fillim te lagjes Dragodan, gje qe nuk egzistonte me pare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.