Do të ketë krim, por pa kriminelë. Do të ketë të vrarë, por pa vrasës - thotë për gjyqin e 21 janarit "puçisti" Andi Bushati

Andi Bushati, një nga gazetarët e akuzuar si “puçist” i 21 janarit nga kryeministri Sali Berisha, komenton dy vjet më pas vrasjet dhe gjykimin e tyre: "Do pranohet se ka të vrarë, por nuk do ketë të dënuar për vrasje e për rrjedhim as urdhërues të tyre. Do pranohet se ka pasur zhdukje të provave, por nuk do gjendet se kush i ka zhdukur. Do pranohet se tyta e revoles “Beret” e ish-komandantit të gardës është ndërruar, se gjilpëra e saj është shkatërruar, po askush nuk do të rrezultojë fajtor për këtë. Me një fjalë do të ketë ngjarje, por pa autorë. Do të ketë krim, por pa kriminelë. Do të ketë të vrarë, por pa vrasës. Është një “deja vu” e njohur e drejtësisë shqiptare prej 22 vjetësh. Sepse është një drejtësi, ku paguajnë vetëm të dobtit - thotë Bushati në një intervistë dhënë sot për të përditshmen DITA.
Pyetjes: Çfarë nuk duhej të kishte bërë qeveria dhe çfarë nuk duhej të kishte bërë opozita më datën 21 janar të vitit 2011? - Bushati i përgjigjet: Të parët nuk duhej të kishin vrarë. Thjesht dhe vetëm kaq. Ose nëse ishin të bindur se kishin vrarë për të mbrojtur shtetin dhe jo pushtetin, nuk duhej të kishin ngritur alibinë e puçit për të penguar hetimin dhe nuk duhet të kishin prishur provat e vrasjeve. Ndërsa për opozitën unë mendoj se duhet të kishte bërë, pikërisht atë që bëri, po të kemi parasysh kushtet para 21 janarit. E vetmja gjë që s’duhej të bënte ishte qëndrrimi burracak për të thënë se protesta e “te rrebeluarve” e kishte kapërcyer opozitën zyrtare. Ajo duhet të kish marrë përgjegjsinë e një organizimi që e kishte bërë ajo vetë. (A.N.)
Comments
Ne gjak s’kërkuam

Ne gjak s’kërkuam asnjëherë,

Se ne nuk jemi si barbarët,
Një qeveri plot kriminelë,
Ja tek ky shesh e panë shqiptarët!

Po ata s’ikën nga pushteti,
S’duan të ikin përsëri,
Po tek njeriu vall’çfarë mbeti,
Mbasi ka vrarë një njeri?

Duhet të ndihet “qeveria”,
Si mbi vullkan! Si mbi tërmet!
S’mund ta durojë Shqipëria,
Atë që vjedh - atë që vret!

Unë nuk kam frikë që t’i pështyj,
M’u në surrat se s’kanë fytyrë,
Një kriminele- qeveri,
Nuk ikën kurrë me dëshirë!

Unë do t’u hiqja dhe kapelen,
Trima të ishin sadopak,
Porse këta siç ishin, ngelën,
Të zinj-të liq dhe burracakë!

Eh, këta janë ca cuba malesh,
Cuba që prapa gardhit vrasin,
Etur për gjak si egërsira,
Si egërsira ulërasin!

Kam plot dy vjet i zemëruar,
Nga kjo e keqe që s’më del,
Nuk është asgjë kjo që kam shkuar,
Nga ç’e ka hak një kriminel!

Add new comment