Shënim: Kush gjen ngjarje janari të "nivelit të lartë", t'i dërgojë me SMS te 0682099410 (duhet të kenë ngjarë afër datës 21)

Postuar në 21 Janar, 2013 11:05

21 janarin e kaluar Berisha bëri çmos që të flitej për Kongresin e Lushnjes. Këtë 21 janar gjeti në kalendar Rugovën. Kushdi me ç'ngulm qëmton në botime enciklopedike ngjarje që janë afër kësaj date; mjaft të kenë ndodhur pas gjysmës së janarit: është e mjaftueshme për t'u shpallur "ngjarje të nivelit shumë të lartë".

Në një mbledhje të sotme me spektatorët e grupit parlamentar të partisë, Berisha tha se "nuk i pëlqen të merret me kalendarin.. por 21 janari do të thotë shumë për shqiptarët, të cilët bëjnë homazh ndaj veprës së Ibrahim Rugovës dhe vlerësimi për udhëheqësin historik të Kosovës është i nivelit më të lartë". Njëkohësisht, sipas tij, "shqiptarët nderojnë edhe veprën e patriotëve të shquar që 21 janarin e 1920-ës u mblodhën në Kongresin e Lushnjes, prej të cilit..." etj.(vini re që janë në çdo rast "shqiptarët" që i bëjnë vetë këto punët e nderimeve, ky thjesht i konstaton).

Por megjithëse "shqiptarët" sot janë marrë masivisht me Kongresin dhe Rugovën - Dr.Berisha nuk i shpëtoi dot ngasjes të kthehej te 21 janari i tij (kush e ka parë në TV sot, do ta ketë vënë re edhe ndryshimin spektakolar brenda sekondash të mimikës kur kaloi nga 21 janari i "nderimeve të nivelit të lartë" te 21 janari i vrasjeve poshtë zyrës së tij). Citohet Berisha: “Dy vjet më parë, një grusht aventurierësh bënë përpjekje për të rrezuar me dhunë pushtetin... etj "I shpreh ngushëllimet familjeve viktimave të Ramës. Ramës i bëj thirrje..." etj "Rama donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës time. Rama ka përgjegjësi maksimale. Rama..." etj "Dua t'i them se si ‘Drogu’ do mbetet, si rreshteri i Buxatit ‘Drogu’..." etj

I gjithëfajshmi Rama është përgjigjur në "Twitter" (fjala më e përdorur në shumicën e mesazheve të tij kohët e fundit është fjala "turp"): “Ata që se kanë kuptuar çfarë e pengon Shqipërinë Europiane të dëgjojnë ç'tha sot KM për 21 janarin! Të kisha votuar për të do më mbyste turpi”. (a.thano) 

Karikatura nga M.Belortaja

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Berisha ka kapur per fyti çdo date dhe çdo shqiptar. Ende nuk jeni penduar qe e keni votuar? Ende nuk keni turp qe e keni perkrahur? Per mua nuk eshte shqiptar ai qe nuk turperohet nga nje njeri si ai.</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ata qe e kane votuar duhet te jene penduar me siguri, por turp duhet t&#39;i vije atyre njerezve qe e votojne dhe do ta votojne prape. Ata njerez s&#39;kane &nbsp;minimumin e civilizimit dhe te zgjuarsise, jane kalbesirat e shoqerise shqiptare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.