Arkiv-Lajme
Fushata, që tani mban era mort
Fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht dhe terminologjia nuk premton asgjë të mirë. Në pamundësi të ofrimit të alternativave konkrete, duket se do të ofrohet vetëm një fjalor akoma më agresiv. Mjafton të shohësh dy deklarata të bëra dje nga Ministri i Brendshëm, Noka, dhe nga shefi i tij, Kryeministri.
Noka në takim me banorë të Hasit:
Kreshniku “tund” prangat -- përveç Berishës, edhe për Bumçin, Imamin, Boden.
Kreshnik Spahiu në emisionin Tonight të Ilva Tares në Ora News, ka paralajmëruar depozitimin e dosjeve me politikanë të implikuar në krime, ku renditi edhe emra, përveç Berishës: Bumçin, Imamin, Boden.
Dr. Adem Harxhi u bën një numër pyetjesh “mjekëve intelektualë” të peticioneve; dhe në fund një pyetje shtesë
Peticioni i “intelektualëve” që qortonte opozitën dhe merrte në mbrojtje pushtetin nuk ka kaluar pa vëmendje. Por më së shumti ka thithur vëmendjen e atyre që këtë peticion e kanë përqeshur, apo që e kanë denoncuar. Më i fundit që e ka bërë këtë gjë është mjeku Adem Harxhi, që prej kohësh shkruan dhe opinione të natyrës ‘teknike’ në shtypin e përditshëm. Dhe merret vesh se këtë herë opinioni i tij nuk është i një natyre të tillë.
Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës censuron si në kohë të Enverit
METE, ka censuruar (të paktën) 2 herë në lidhje me çështjen CEZ. Në takimin e zhvilluar në mjediset e kësaj Ministrie, me Ambasadoren çeke, takim i kërkuar nga kjo e fundit, zyra e shtypit nuk ka denjuar ta zbardhë asnjë fjalë të Ambasadores, duke censuruar deklaratat, raporton gazeta Shqip. Zyra e shtypit ka censuruar dhe një tjetër takim, të zhvilluar në të njëjtën ditë nga Ministri me drejtoreshën e BB. Nga njoftimi për shtyp del se palët kishin folur për gjithçka, por jo për raportet me CEZ dhe garancinë 60 milionë Euro që çekët duan të marrin nga BB!
LGBT shpall 12 kandidatura për "personin më aleat apo aleate për lëvizjen", në listë edhe Nano e Lubonja
Lëvizja LGBT ka shpërndarë për mediat një njoftim ku rendit 12 emra të propozuar si "Aleati i Vitit" dhe "Aleatja e Vitit" për kauzën e tyre. Lexohet ndër të tjera në këtë njoftim:
Mandat pas mandati...
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike thonë kanë konstatuar "papajtueshmëri me Kushtetutën të mandatit të deputetit socialist Fidel Ylli". Sot ata kanë nënshkruar një nismë, ku i kërkojnë Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen, që ata e konsiderojnë si shkelje flagrante të nenit 70 të Kushtetutës nga deputeti i PS, Fidel Ylli. Në kërkesën e tyre thuhet se "deputeti socialist ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje, në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet, me vendim të KQZ-së, që në gusht të këtij viti.
Angjeli del me një botim të vetin: Në ethet e krizës
Anastas Angjeli, që duket se ka rekuperuar ndikimin brenda Partisë Socialiste (ndoshta kjo është arsyeja që ka rihyrë si njëherë e një kohë në gojën e Berishës), po mban të njëjtin protagonizëm edhe në nivelin akademik.
Me qëndrime të tilla bëhesh bashkëpunëtor në vjedhje - thotë Stefani për ambasadorin e OSBE-së në Tiranë
Zgjedhjet janë një proces që nis shumë kohë përpara ditës së votimeve. Ne jemi në një fazë të tillë dhe shohim se qeveria po bën gjithçka duke përdorur institucione te kapura ose ku ka shumicën si dhe keqinterpretime të Kodit Zgjedhor për të avantazhuar veten dhe kompensuar rrjedhjet në elektoratin që mbështet atë. Rasti më i fundit është ky i ndarjes së mandateve sipas zonave zgjedhore - thote ne nje interviste ne te perditshmen DITA, Andrea Stefani.
Donte ryshfet - qartëson Ansar i pyetur sërish pas kokolepsjes (së zakonshme) që pasoi akuzën publike ndaj Berishajve
Pas intervistës së biznesmenit pakistanez Ansar në Top Channel, reaguan Argita Berisha Malltezi dhe babai i saj kryeministër, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së citohet të ketë deklaruar se kërkesat e Ansar, s’mund të realizoheshin nga ana ligjore, pasi ai kërkoi një investim ekskluziv, naftë pa TVSH dhe tokë private në kuadër të nismës 'Shqipëria 1 Euro'.
Zemërimi i Clinton
E fajësuan për keqmenaxhim në ngjarjen e vrasjes së amerikanëve në Bengazi të Libisë. Disa bile thanë se ajo fabrikoi një sëmundje për t’iu shmangur dëshmisë për sulmin në Bengazi, - shkruan në fillim të një artikulli, e përditshmja amerikane Washington Post.