Arkiv-Lajme

Ministri Ruli kundër Ansar, dhe një parashikim i gazetarit Baze

Postuar në 26 Janar, 2013 13:48

 

Ka qenë Ministri Genc Ruli që ka dalë dje me një deklaratë për mediat për të treguar që projekti i Ansar u hodh poshtë si i paleverdisshëm dhe aspak në dobi të shtetit shqiptar. Dalja e tij vjen vetëm pak ditë pas një editoriali të Tema-s të titulluar “Fenomeni ‘Argita’, padroni i ri i PD-së”, ku Mero Baze, parashikon (nisur nga deklaratat e Selami Xhepës në lidhje me rastin 'Ansar') se kush do që të ruajë vendin në PD duhet të rendë në ndihmë të skandaleve të asaj që e quan “Zonja 3 milionë”.

“Grupi” i Shkodrës do e trajtojë Bashën si fëmijë jashtëmartesor të së djathtës - thotë Majko

Postuar në 26 Janar, 2013 11:55

Pandeli Majko ka dhënë një intervistë për të përditshmen DITA ku ndër të tjera i bëhet edhe pyetja:  “Në gjykimin tuaj ç’mund të ndodhë me PD-në pas 23 qershorit nëse del në opozitë?” Përgjigjet Majko: “Në se PD humbet aty do të vazhdojë drama aktuale, por ... Politika e PD do të duhet fillimisht t’i përgjigjet pyetjes se “Çfarë do të bëjë me Berishën?”. Pas daljes në opozitë do të fillojë përplasja midis “tradicionalistëve” të Jozefina Topallit dhe “pragmatistëve” të pushtetit ekonomik 8 vjeçarin e fundit të Lulëzim Bashës. PD do t’i nevojitet moral për t’u mbajtur “mbi ujë”.

Stefani flet për “juristë të pasionuar pas pushtetit absolut të Berishës” që po ndihmojnë manipulimin e ligjshëm të zgjedhjeve

Postuar në 26 Janar, 2013 11:30

Në një artikull te Gazeta Shqip, Andrea Stefani ngre shqetësimin mbi manipulimin e ligjshëm të zgjedhjeve. Stefani i referohet skandalit të sapodenoncuar nga opozita të regjistrimit në Kukës të punonjësve të Policisë nga Tirana. “Është një rast që tregon sesi ligjin mund ta dhunosh edhe pa e shkelur, sesi edhe zgjedhjet mund t’i manipulosh duke mos e shkelur ligjin, por duke përdorur të çarat e tij në favor të manipulimit, se ligjin mund ta manipulosh në favor të manipulimit të zgjedhjeve” shkruan ai.

Pse kur duhet dalë në shesh, të tërë hedhin sytë nga VetëVendosje?

Postuar në 26 Janar, 2013 11:15

 

Vetëvendosje ka mbledhur disa mijëra vetë në protestë në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në fjalimin e tij, kryetari i kësaj lëvizje Albin Kurti tha se në bisedimet mes Thaçit e Daçiqit është falur Presheva, duke shtuar se kjo protestë është kundër koalicionit Thaçi-Daçiq.

Nacionalizmi i Kryeministrit, Rama rreshton bëmat e turpit: abetarja, patatja, interkonjeksioni... dhe vetëm 1 gjë e hajrit, rruga e Kombit.

Postuar në 26 Janar, 2013 09:53

 

Në Asamblenë Kombëtare të PS (e cila nisi me një minutë heshtje në nder të Musa Skurës, oficerit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës) Edi Rama i është kthyer nacionalizmit të Kryeministrit.

Arben Malaj shkruan për rrezikun e ekstremizmit dhe të nacionalizmit… nga kush, konkretisht?

Postuar në 26 Janar, 2013 09:29

Në një shkrim te Panorama e sotme, të titulluar ’Hijet e zeza të “agimeve të arta”’, Arben Malaj bën një lidhje mes krizës ekonomike dhe lindjes së nacionalizmit.

Koalicioni i opozitës, Dule i vë kusht Ramës në lidhje me Kreshnik Spahiun?

Postuar në 26 Janar, 2013 08:02

 

Skalionet e kosovarëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha i shohin si dy binjakë, pa asnjë dallim - thotë Pëllumb Kulla

Postuar në 26 Janar, 2013 07:38

Kam frikë se këto do të rezultojnë të jenë zgjedhjet më dramatike të bëra ndonjëherë. Janë shtuar shumë orekset, janë shtuar shumë milionerët, mëkatarët dhe frikërat e ndëshkimeve - thotë Pëllumb Kulla në një intervistë botuar sot në të përjavshmen JAVA. I pyetur për debatin mbi figurat historike, Kulla thotë:

Lul Basha në Dibër të Maqedonisë për të “blerë” vota për zgjedhjet e 23 qershorit?

Postuar në 26 Janar, 2013 06:46

 

Konflikti mbi dramën në Korçë: Klerikët, nuk e panë shfaqjen!

Postuar në 26 Janar, 2013 06:13

 

Në një intervistë për Shqiptarja.com, dalin në dritë disa anë të errëta të konfliktit të Mitropolisë së Korçës me dramën e Namik Dokles, Shën mëria e Beratit. Aktori Andrea Plepi, rrëfen se ka marrë kërcënime me telefon, “po u ngjite në skenë, do të të vëmë bombën në shtëpi”. Personazhi i tij quhet Kozma, por sigurisht që as është shkruar, e, dhe vetë Plepi as e ka menduar kurrë që ky personazh ka lidhje me Shën Kozmain. “Është një misionar që mban emrin Kozma, i detyruar nga politika apo shteti si një misionar, i dërguar të detyrojë piktorin të ndërrojë mendje…”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme