Pse kur duhet dalë në shesh, të tërë hedhin sytë nga VetëVendosje?

Vetëvendosje ka mbledhur disa mijëra vetë në protestë në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në fjalimin e tij, kryetari i kësaj lëvizje Albin Kurti tha se në bisedimet mes Thaçit e Daçiqit është falur Presheva, duke shtuar se kjo protestë është kundër koalicionit Thaçi-Daçiq.
Protestuesit,kanë hedhur parrulla t: “Me hajna s’ka bashkim”, “Lugina do drejtësi jo hipokrizi”. “Lugina është e jona”. “Thaçin e japim, Luginën se japim” “Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi” etj., njofton portali online i gazetës “Zëri”.Kërkesat e Vetëvendosjes, në këtë protestë janë respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë, kthimi i lapidarit, ndërprerja e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kthimi i plotë i reciprociteti me Serbinë, si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë vendin.
Lapidari i hequr nga serbët ka ngjallur zemërime në tërë territoret e banuara nga shqiptarët. Shumë mund të mos e duan VV në Kosovë (sikurse dhe AK në Shqipëri), po kur vjen puna për të dalë në shesh për shqiptarinë, në sheshe nuk duket kush tjetër.
k.c.
Comments
ekzistenca e vv ne kosove dhe
<p>ekzistenca e vv ne kosove dhe akz ne shqiperi ,tregon qe jo te gjithe shqiptaret kane vdekur.</p><p>ecni ne kete rruge se populli nga ju pret.</p><p>gjithe pjesa tjeter e spektrit polik jo vetem qe eshte plotesisht e korruptuar,por tashme eshte bere edhe antikombetare.</p><p>rrezimi i regjimit te sotem mund te duket i veshtire,por edhe ne 91-n keshtu dukej. mos e zgenjeni kete popull te lodhur e te mashtruar.</p>
Add new comment