Lul Basha në Dibër të Maqedonisë për të “blerë” vota për zgjedhjet e 23 qershorit?

Kjo është teza që mbrohet nga Shqiptarja.com në kryeartikullin e sotëm. Vizita e Lulzim Bashës në Dibër të Maqedonisë sot, për përurimin e xhamisë së re me stil arab, bëhet për të lobuar për myftiun i cili garon dhe për kryetar të komunës. Prania e Bashës në këtë event, shto këtu dhe premtimin e tij për bashkim kombëtar e “rrugën e Arbrit” (premtuar që prej 6 vitesh), bëhet për të siguruar fitoren e Myftiut Ruzhdi Lata, që nga ana e vet “do të forconte më tej influencën e PD-së në atë zonë të banuar me shqiptarë matanë kufirit, ndërsa më pas ata do të mbështesin PD-në në zgjedhjet e ardhëshme të 23 qershorit në Shqipëri”, analizon për Shqiptarja.com Arben Rrozhani. Shqiptarëve të Dibrës së Maqedonisë u është kërkuar “të ndihmojnë” në votimet në Shqipëri. Zyrtarisht, shkruan gazeta, kjo nuk është e vështirë, sepse shumica e tyre kanë të afërm në Peshkopi e Tiranë.
k.c.
Add new comment