Arkiv-Lajme

FMN dhe Rama, 'grupi armiqësor' që desh na la pa rritje rrogash

Postuar në 28 Janar, 2013 07:57

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha është shprehur se nuk e ndoqi këshillën e FMN-së për mosrritjen e rrogave dhe ja që kjo nuk u kthye në problem për ekonominë. Madje i ka vënë FMN-në dhe Ramën në një rresht të përpjekjes për të ndaluar rritjen e rrogave :)

“Skenari Lukashenko” vazhdon…

Postuar në 28 Janar, 2013 05:53

Bashkëpuntori ynë i rregullt Eduard Zaloshnja, në një artikull të djeshëm (http://www.respublica.al/opinion/2013/01/27/ndarja-e-mandateve-si-ne-2009-en-dhe-permendja-e-lukashenkos-nga-ambasadori ), risolli në vëmendje të lexuesve një paralajmërim publik të amabasadorit Arvizu ndaj Berishës, që ky i fundit të mos përdorë “inxhinierinë proceduriale ” të Lukashenkos bjellorus për zgjedhjet shqiptare të këtij viti.

Nuk ka asnjë vend në botë që të privatizojë HEC-et kështu - thotë eksperti Maksim Shuli dhe shpreh habi për mungesën e reagimit

Postuar në 28 Janar, 2013 04:26

Inxhinieri i njohur Maksim Shuli, ekspert me përvojë i sektorit të hidrokarbureve, flet në një intervistë për revistën MONITOR për tendencën e çmimeve, bursën dhe privatizimet e fundit të qeverisë.

A jemi këta që jemi edhe nga pamja që kanë qytetet tona?

Postuar në 28 Janar, 2013 04:03

Blogu PPU ka një debat interesant lidhur me arkitekturën SHBA-Europë: "SHBA e BE ndryshojnë shumë, por cfare ndjesish shkaktojnë te shoqëria këto ndryshime? S'po flas për qendrat që më shumë janë identifikuese e turistike, ose ekskluzive vetem per te pasurit apo per ata qe punojne atje. Po flas por për zonat ku jetojnë njerëzit mesatare çdo ditë, ku rrisin fëmijët, ku i edukojne e ku behen njujorkezë, apo torontas, romanë, parizienë, montrealas, bostonianë, a çfarë tjeter.

FMN i kërkon Berishës të mos jetë...Berishë. I sugjerojnë disiplinë fiskale (në vit elektoral)

Postuar në 28 Janar, 2013 03:26

"Borxhi është shumë i lartë, ndoshta më i larti në rajon. Kjo në vetvete paraqet problem për rritjen ekonomike në të ardhmen dhe rreziqe të tjera. Problemi tjetër është se gati gjysma e borxhit të Shqipërisë është afatshkurtër. Ai maturohet brenda 12 muajsh. Një faktor tjetër që ndikon është se borxhi i brendshëm, 70 përqind e tij mbahet nga sistemi bankar, që në vetvete është në pronësi të lartë të bankave të huaja, që nga ana e tyre kane qënë nën presionin e krizës financiare evropiane.

Rikthehen votimet me 99.99% pro: Hashim Thaçi rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes votimit të hapur.

Postuar në 27 Janar, 2013 14:24

Në votimin për Kryetar të PDK’së kanë marrë pjesë 719 delegatë, nga ta 718 kanë votuar pro kandidaturës së Hashim Thaçit, derisa vetëm 1 delegat ka votuar kundër, sipas agjensisë INA. 

Shënim: Çfarë e pengon aleancën e Ramës me Kreshnik Spahiun?

Postuar në 27 Janar, 2013 14:15

 

Sa saktë e denoncojnë realitetin anëtarët e PD-së kur grinden

Postuar në 27 Janar, 2013 11:13

Edhe pse kandidaturat e PD-së për Mirditën u bënë të njohura vetëm 24 orë para se konferenca të niste punimet, tensioni në sallë por edhe jashtë saj ishte i madh. N/kryetari i PD-së Gjon Ndoj ka kërkuar me ngulm që t’i jepej e drejta e fjalës në konferencë. Megjithëse nuk i është miratuar një kërkesë e tillë, ai e ka marrë fjalën dhe ka hedhur një lumë akuzash ndaj deputetëve, dhe vetë drejtimit të PD-së.

Fotografi zyrtar i protokollit: bodigardi i Majkos, “do të të vras po nuk i kape foto me Klintonin”

Postuar në 27 Janar, 2013 10:45

Fotografi zyrtar i Protokollit të Shtetit, Meksi Xhufka, tashmë në pension, ka dhënë sot një intervistë tek GSh, ku flet për huqet dhe ngjarjet me të “mëdhenjtë” e shtetit shqiptar. Adil Çarçani për të ishte “një njeri i zymtë, ndoshta si vetë koha e atëhershme” Ndërsa për Berishën kujton se “ishte shumë i qeshur. Madje, më ka ndihmuar shumë me atë entuziasmin e tij, atë energjinë e tij.” thotë Xhufka. Aleksandër Meksin “e respektoja si njeri, si shtetar. Më respektonte, jo vetëm punën, por edhe më ka shpëtuar jetën.”

Kryeministri virtual: Hej, Fejsbuksa, a bëjmë një referendum?

Postuar në 27 Janar, 2013 09:18

Portali online www.gazetadita.al njofton se Kryeministri Berisha përmes një postimi në profilin e tij në mesditë, kërkon mbajtjen e një referendumi në lidhje me tre ligjet kyçe për integrimin europian. Duke akuzuar kreun e opozitës si bllokues, Berisha shprehet i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e qershorit, madje merr përsipër të parashikojë edhe lëvizjen e Ramës për një tjetër bllokim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme