A jemi këta që jemi edhe nga pamja që kanë qytetet tona?

Postuar në 28 Janar, 2013 04:03

Blogu PPU ka një debat interesant lidhur me arkitekturën SHBA-Europë: "SHBA e BE ndryshojnë shumë, por cfare ndjesish shkaktojnë te shoqëria këto ndryshime? S'po flas për qendrat që më shumë janë identifikuese e turistike, ose ekskluzive vetem per te pasurit apo per ata qe punojne atje. Po flas por për zonat ku jetojnë njerëzit mesatare çdo ditë, ku rrisin fëmijët, ku i edukojne e ku behen njujorkezë, apo torontas, romanë, parizienë, montrealas, bostonianë, a çfarë tjeter. Arkitektura në tërësi e qytetit ku jeton ndikon shumë në jetën tënde të përditshme, si pasojë sjelljen tënde, mënyra si rriten fëmijët, sjelljen e shoqërisë etj".

Autori në fund bën një shënim për Tiranën: "U enda shume me google street view dhe me deshperim pashe qe Tirana s'ka as arkitekturen e vendeve te varfra te ish republikave te BS. Sado qe makinat e parkuara ne trotuar neper Kiev me ngushellonin, sistemet e qyteteve te tyre, gjelberimi e gjerat e tjera e benin Tiranen te dukej rrecke. Madje edhe kryeqyteti i Moldavise, qe eshte me e varfer, kishte sistem shume te bukur komunist, plot gjelberim. Kryeqyteti yne mund te krahasohej vetem me qytetet e dyta e te treta te tyre. Ketu tek ne duket sikur cdo projekt i rregullt dhe i menduar mire (italianet, komunistet) eshte lene pergjysme pa mundur te marre formen qe duhet, dhe pastaj cdo gjë eshte rritur vetvetiu, pa dore njeriu, si bar i keq". - A.N.

 

Më shumë:

http://www.peshkupauje.com/2013/01/arkitektura-shoqerore-shb...

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E si mund të ketë urbsnistikë të regullt kur zbresin barbarët dhe me dhunë duan që të qeverisin gjithmonë dhe kreqyteti merë të njëjtën pamje që kanë vetëm barbarët</p>

Submitted by drini (not verified) on

<p>te ishin vetem barbaret ( qe nenkupton banoret e veriut, ndonese as ato te zbriturit nga malet e jugut nuk jane me pak barbare, per shkak te varferise qe kane si emerues te perbashket ) do te ishte gjysma e se keqes. por problemi eshte pak me i thelle. po Blendi Fevziun ( qe eshte tirons i vjeter) ne cilin grup ta grupojme qe nen pretekstin e ish-pronarllekut zaptoi parqet publike? dhe shume e shume te tjere si ai....</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Sigurisht!!! Jemi si qytetet tona. Qytetet i bejne njerezit me kulturen dhe idete e tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.