Arkiv-Lajme
Titullarin e INSTAT dhe strukturën organizative e vendos... (e kush tjetër)
Kalohet dhe një tjetër ligj vetëm me votat e mazhorancës parlamentare. Ishte ligji për disa ndryshime në Statistikat Zyrtare ai i cili ndau sërish sot opozitën dhe pozitën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Pavarësisht kundërshtive të deputetëve socialistë, demokratët në komision i miratuan pa votat e tyre ndryshimet në ligjin për statistikat zyrtare.
Baze flet për grupimet “Basha” e “Topalli” në PD (fut në analizë Ilir Metën e Gramoz Ruçin)
Në një intervistë në të përditshmen DITA Mero Baze merr në analizë klanet “Basha” e “Topalli” në PD dhe ndër të tjera thotë se kanë lindur nga raporti i ndryshëm që ata kanë pasur me historinë e Partisë Demokratike. Është beteja mes atyre që sollën PD-në në pushtet dhe ata që u thirrën për të marrë pushtetin (në 2005).
Thotë Baze:
Lubonja rrëfen si e trajtoi Presidenti Sali një mike të Shqipërisë postkomuniste
E përditshmja Panorama ka botuar sot një shkrim memuaristik të Fatos Lubonjës nga një libër me kujtime për Christine von Kohl (ka ndërruar jetë më 23 janar 2009). "Sekush ka në jetë takime me njerëz nga ata të cilët i kanë shënjuar jetën. Christine von Cohl ka qenë një nga këta njerëz për mua...
Shqipëri më e madhe? Apo Shqipëri më e mirë? - pyet Schmitt (dhe tallja me filoturqizmin e çuditshëm skënderbejan)
Historiani austriak Oliver Jens Schmitt, i njohur në Shqipëri nga përkthimet e të ndjerit Ardian Klosi ka botuar një opinion të gjatë në të përditshmen “Neue Zuercher Zeitung”, ku merr në analizë tendencën e fundit të kreut të qeverisë shqiptare për të çuar në ekstrem tonet nacionaliste.
Irani arreston 12 gazetarë (pas një takimi me një udhëheqës të opozitës)
Irani ka arrestuar 12 gazetarë të akuzuar për "bashkëpunim me media të huaja në gjuhën persiane", në atë që duket të jetë një goditje e koordinuar ndaj shtypit. Media iraniane raporton se gazetarët e arrestuar kishin punuar për gjashtë organizatave të ndryshme lajmesh, duke përfshirë edhe pesë gazeta të përditshme apo javore dhe agjencinë gjysmë-zyrtare të lajmeve ILNA. Burimet thonë se gazetarët dyshohet se kanë lidhje me grupe "anti-revolucionare", një term që media iraniane shpesh e përdor për të sugjeruar bashkëpunim me grupet mediatike jashtë shtetit.
Kuqezinjtë drejt antikorrupsionit
“Takimi me kreun e AK-së është në vazhdën e bisedave të mëparshme. Folëm për zgjedhjet dhe për platformën e Aleancës Kuq e Zi për zgjedhjet e 23 qershorit. Nxita Spahiun që në platformën e tyre të evitojnë rrëshqitjet në nacionalizëm. Patriotizmi është gjë e mirë, por nuk duhet të rrëshqasë në nacionalizëm. Nacionalizmi do të dëmtonte rolin e mirë të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon”
Eshtë deklarata e ambasadorit Arvizu pas një takimi sot paradite me Kreshnik Spahiun. Ky i fundit, në komentet mbi takimin citohet të thotë ndër të tjera:
Pas 8 vjetësh pushteti gjithmonë e më absolut po hyn në fushatë elektorale si... Opozitar (i vetvetes)
Prezantohet në sallat e mitingjeve si një Rock Star, u shkruan fansave në Facebook, udhëton në çdo cep të vendit dhe del në TV qindra herë në ditë, në dhjetra ekrane. Premton më shumë punë, më shumë begati, rrugë, bursa, investime, para dhuratë nga BE dhe gjithfarë gjërash të mira; Sali Berisha pas tetë vjetësh pushteti gjithmonë e më absolut po hyn në fushatë elektorale si një Opozitar, që do të "shembë murin e bllokimit" të Opozitës së Edi Ramës. "Ne jemi ndryshimi, Rama është mashtrimi." - thotë Kryeministri.
Turqia dënon me burgim të përjetshëm Pinar Selek, sociologen e njohur që jeton në Francë
"Kjo është Turqia" - këtë thënie dëgjon në Bosfor, sa herë një pyetjeje nuk mund t'i përgjigjesh duke përdorur logjikën. I tillë është dhe rasti i dënimit të sociologes, feministes dhe shkrimtares Pinar Selek këtë fund janari: Askush nuk mund të ta shpjegojë se pse pas 15 vitesh procesi gjyqësor, shpallje disa herë si e pafajshme dhe dyshime të forta për dëshmitë, e pandehura u dënua papritur me burgim të përjetshëm.
Berisha, një i droguar, Rama psikopat, ju jeni popull plaçkitës - i thotë deputeti grek intervistuesit të tij Artur Zheji
Kristos Papas, deputeti i partisë neonaziste Agimi i Artë, ka dhënë një intervistë sonte për Artur Zhejin, që ka nisur emisionin “360 gradë” në News 24. Teksa i tund Zhejit flamurin shqiptar para fytyrës, deputeti pyetet ndër të tjera nga Zheji: "Kohët e fundit me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezë. Cili është opinioni juaj për kryeministrin Sali Berisha?..."
Ti je grek, apo arvanit?
Një nga autorët e blogut të Ardian Vehbiut Peizazhe të Fjalës tregon historinë e mëposhtme:
“Një ngjarje e veçantë paska ndodhur në parlamentin grek para 12 ditësh – meqë më paska shpëtuar pa e vënë re, po ia lejoj vetes përdorimin e mënyrës habitore. Një deputet i formacionit politik SYRIZA, i mirënjohuri zoti Manolis Glezos, ka qënë protagonisti i një ngjarjeje, të denjë për të shkruar diçka rreth saj. Në seancën parlamentare të rradhës, një prej deputetëve të AiA, akuzon kolegun e vet mysliman minoritar – Ahmet Haxhiosman, se është agjent i Turqisë.