Shqipëri më e madhe? Apo Shqipëri më e mirë? - pyet Schmitt (dhe tallja me filoturqizmin e çuditshëm skënderbejan)

Postuar në 29 Janar, 2013 06:48

Historiani austriak Oliver Jens Schmitt, i njohur në Shqipëri nga përkthimet e të ndjerit Ardian Klosi ka botuar një opinion të gjatë në të përditshmen “Neue Zuercher Zeitung”, ku merr në analizë tendencën e fundit të kreut të qeverisë shqiptare për të çuar në ekstrem tonet nacionaliste.

Historiani ngre pyetjen se përse Shqipëria kërkon të shkatërrojë reputacionin e mirë si një faktor stabiliteti në rajon? (përgjigja është: për nevoja elektorale). Te kjo puna e nevojave Schmitt shton edhe se S.Berisha njihet për këto lloj manovrimesh pa sens: shkon në Turqi dhe u thotë atyre se shqiptarët kanë gjak të përbashkët me turqit, por s'e ka problem që njëherazi të shkojë tek Papa dhe të prezantojë veten si "pasues i Skënderbeut" - raporton TemA.

Schmitt bën një krahasim për të dhënë idenë se çfarë duan në të vërtetë shqiptarët. “Simboli i dytë i festimeve ishte një e ashtuquajtur “Tortë e Pavarësisë”, e madhe 550 metra katror, shpërndarja e të cilës në Tiranë dështoi nga presioni i njerëzve. Pamjet e njerëzve që hanin copa torte, mbushnin qeset plastike dhe në fund kërcenin mbi tortë.. sjellin një imazh të kundërt me fjalimet bombastike. Dhe ndoshta thonë më shumë në lidhje me marrëdhënien e qytetarëve me shtetin dhe dëshirat e vërteta të shumicës së shqiptarëve. Intelektualët kritikë shkojnë direkt në thelb: alternativat janë një Shqipëri më e madhe, apo më e mirë? Elita politike është duke preferuar të paktën në retorikë opsionin e parë” - A.N.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

S'ju vjen turp qe e reduktoni dhe perdorni Schmittin per propaganden tuaj? Merre mundimin dhe nxirri te gjitha tezat e Schmittit. Se Schmitti i ka analizuar te gjithe, perfshire edhe Edi Ramen, edhe Aleancen Kuq e Zi, edhe Vetevendosjen, edhe shqiptaret e Maqedonise! [deleted]

Submitted by vesa sh (not verified) on

Turpi zakonisht eshte fjale qe perdoret per ata qe vrasin njerez dhe qe vjedhin o Anonim. Apo i keni gjetur edhe kuptime te tjera fjales "turp" ju nga Bathorja? Ik ha ndonje cope torte te sheshi se do bejne nje te re per ditelindjen e udheheqesit te lavdishem te partise dhe te populit

Submitted by Anonim (not verified) on

Schmitt është shndërruar në komentator politik. Kur një njeri i shkences merret me kolumne dhe analiza të politikes se ditës neper gazeta ai e humb neutralitetin e shkenctarit dhe nuk mund të merret seriozisht.

Submitted by lil (not verified) on

Pse nuk i pelqen Shqiperia e madhe Shmitit?  E pse jo , edhe e Madhe edhe e Mire ! Une keshtu e dua..

Submitted by Anonim (not verified) on

shmidi-idhulli i kozmopoliteve shqiptare eshte bere si fahri balliu.nejse sa me shume shmid,matosh,nexhmedin,lubonje e velo aq me shume ndahet shapi nga sheqeri.

e gjithe perpjekja per ti zhveshur shqiptaret nga identiteti kombetar po jep efektin e kundert.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Schmittit i japë të drejtë do votaja me të dyja duart për një Shqipëri më të mirë se sa për një të madhe

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ore po ky Shmiti eshte historian apo politolog ?

Pse na eshte ngjitur si muti ne kepuce xhanem, ik mo vlla shih punen tende, ça jane keta njerez keshtu, na plasi per opinionin e Shmitit. Ca gjytyrymi per Zotin.

Submitted by Lira (not verified) on

U lodhem me kete Schmitt-in.  Ai shkruan e shkruan dhe ne si lexues te thjeshte nuk dime se si te gjykojme per te.  Une akoma pres qe hisorianet tane te ulen e te analizojne shkrimet e tij.  Pastaj te na shpjegojne nese ai eshte thjesht nje superstar (sic mund te mendohet mqs. emri i tij lakohet shpesh neper medja) apo eshte nje historian i mirefillte.   Perndryshe, artikuj te tille qe thjeshte thone se cfare thote Schmitt-i ne lidhje me kete apo ate aspekt te kombit tone, mbeten thjesht ne nivelin e thashethemeve.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Jam kundra bashkimit te Kosoves me Shqipnine. Nuk kena nevoje per nji Republike te Bashkueme Islamike ne Ballkan.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.