Pas 8 vjetësh pushteti gjithmonë e më absolut po hyn në fushatë elektorale si... Opozitar (i vetvetes)

Postuar në 29 Janar, 2013 03:15

Prezantohet në sallat e mitingjeve si një Rock Star, u shkruan fansave në Facebook, udhëton në çdo cep të vendit dhe del në TV qindra herë në ditë, në dhjetra ekrane. Premton më shumë punë, më shumë begati, rrugë, bursa, investime, para dhuratë nga BE dhe gjithfarë gjërash të mira; Sali Berisha pas tetë vjetësh pushteti gjithmonë e më absolut po hyn në fushatë elektorale si një Opozitar, që do të "shembë murin e bllokimit" të Opozitës së Edi Ramës. "Ne jemi ndryshimi, Rama është mashtrimi." - thotë Kryeministri. "Ne jemi ndryshimi, të rrëzojmë bllokatorët më 23 qershor." - ia mban ison ministri i financave Ridvan Bode, në një takim elektoral në Pogradec.

Dallohet qartë manovra për të dalë në Opozitë mu në prag të zgjedhjeve, por sa e besueshme është kjo pas një qëndrimi kaq të gjatë në pushtet? Në muajt në vazhdim do të mundohet të na bindë se ka kuptim që ndryshimi i Ridvan Bodes të jetë gjithësesi Ridvan Bodja. Dhe se, mund të jesh edhe vetja, edhe alternativa e vetes. Edhe Kryeministër, edhe Opozitar. ... Në fillim të fushatës zoti Berisha po sulmon kreun e PS me të gjitha mundësitë, edhe pse duket se plaga e vërtetë në brinjën e tij i shkaktohet nga FRD dhe Aleanca Kuq e Zi, të cilat i marrin Partisë Demokratike aq vota sa t'ia bëjnë të pamundur fitoren, qoftë edhe me ndihmën e PDIU-së dhe LSI-së. Narrativa e bllokimit të integrimit tingëllon disi e thatë në një Shqipëri e cila as nuk i afrohet Bashkimit Europian në standardet që kërkohen. Megjithatë për të mos lënë Opozitën të përdorë lirshëm fjalën "Ndryshim", Berisha e ka bërë atë slloganin e fushatës...  B.Salaj

 

http://www.peshkupauje.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara

 

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

<p>&quot;Ne muajt ne vazhdim do te mundohet te na binde,,,,&quot;-thote B.Salaj. O gazetare nuk u lodhet duke pritur &nbsp;22 vjet dr.dhjeramanin me &nbsp;&quot;Do te ,do te,dote??????</p><p>Ne fakt ai ka bere gjithmone te kunderten e brockullave qe ka premtuar.Prisni,prisni se mos ju del ndonje llokme;se ju ju ka plasur me shume cipa nga brekedhjeri&nbsp;</p><p>i historise;ju eshte bere lekura sholle.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.