Turqia dënon me burgim të përjetshëm Pinar Selek, sociologen e njohur që jeton në Francë

Postuar në 29 Janar, 2013 03:05

"Kjo është Turqia" - këtë thënie dëgjon në Bosfor, sa herë një pyetjeje nuk mund t'i përgjigjesh duke përdorur logjikën. I tillë është dhe rasti i dënimit të sociologes, feministes dhe shkrimtares Pinar Selek këtë fund janari: Askush nuk mund të ta shpjegojë se pse pas 15 vitesh procesi gjyqësor, shpallje disa herë si e pafajshme dhe dyshime të forta për dëshmitë, e pandehura u dënua papritur me burgim të përjetshëm.
Drejtësia e akuzon Pinar Selek që si anëtare Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e cila është e ndaluar, ka vrarë në vitn 1998 me bombë në Stamboll shtatë vetë. Në atë kohë, ajo ishte duke hulumtuar si sociologe për PKK-në. Selek i hodhi poshtë akuzat, por në korrik të vitit 1998 u arrestua dhe u torturua para se në vitin 2000 të lirohej sërish. Një person i dyshuar kishte pretenduar se Pinar Selek ishte e përfshirë në atë sulm - por më vonë e tërhoqi padinë e tij duke thënë se e kishte bërë nën torturë.
Që nga viti 2009 Pinar Selek jeton në mërgim: së pari si bursiste e Klubit PEN në Berlin, e ndërkohë në Strasburg, ku është duke punuar për tezën e doktoraturës mbi lëvizjet emacipuese në Turqi. Në studimet e saj ajo është marrë në të kaluarën me grupet e tjera diskriminuara siç janë pakicat seksuale, ose me maçizmin dhe identitetet e meshkujve në Turqi.
Qeveria turke do të jetë para një detyre delikate, sepse Gjykata e Stambollit ka lëshuar tashme një urdhër arresti kundër Pinar Selek që aktualisht jeton në Francë. Kjo do të thorë që Ankarasë së shpejti do t'i duhet të vendosë nëse do të bëjë në Paris kërkesë për ekstradim - gjë që do të ngrejë pyetje të vështira mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Turqi. (D.V)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.