Irani arreston 12 gazetarë (pas një takimi me një udhëheqës të opozitës)

Postuar në 29 Janar, 2013 06:30

Irani ka arrestuar 12 gazetarë të akuzuar për "bashkëpunim me media të huaja në gjuhën persiane", në atë që duket të jetë një goditje e koordinuar ndaj shtypit. Media iraniane raporton se gazetarët e arrestuar kishin punuar për gjashtë organizatave të ndryshme lajmesh, duke përfshirë edhe pesë gazeta të përditshme apo javore dhe agjencinë gjysmë-zyrtare të lajmeve ILNA. Burimet thonë se gazetarët dyshohet se kanë lidhje me grupe "anti-revolucionare", një term që media iraniane shpesh e përdor për të sugjeruar bashkëpunim me grupet mediatike jashtë shtetit. Por disa prej gazetarëve të cilët ishin burgosur, një ditë para arrestimit kishin marë pjesë në një takim me ish-presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani, figurë udhëheqëse e opozitës.

Irani ka denoncuar në mënyrë të përsëritur si armiqësore shërbimet e gjuhës persiane të mediave të ndryshme ndërkombëtare, përfshi Zërin e Amerikës dhe BBC. Broadcasting Board of Governors, ose BBG, (agjenci e pavarur që mbikëqyr Zërin e Amerikës), ka lëshuar një deklaratë duke dënuar atë që e quajti "model i kërcënimeve ndaj mediave në Iran", duke përfshirë ngacmimet e anëtarëve të familjes, censurën e internetit dhe zhurmimin e sinjalit të radiove dhe televizioneve të huaja. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e rendit Iranin, së bashku me Turqinë dhe Kinën, si burgosësit më të këqinj të gazetarëve në botë - njofton VOA. - Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.