Arkiv-Lajme

Problemet e PD-së i dinë dhe të tjerët, por nuk kanë kurajë të dalin hapur - thotë partiaku lokal i SMS-ve me Markun

Postuar në 30 Janar, 2013 14:23

Gjon Ndoj, një nga drejtuesit e PD-së në Mirditë, është nga të paktët që “kanë dalë nga rreshti” publikisht në atë që në termat e partive njihet si “baza”. Ndoji u përmend në media disa ditë më parë për dorëheqjen e tij shoqëruar me disa SMS me deputetin Mark Marku. E përditshmja DITA e ka intervistuar Ndojin, e ka pyetur për PD-në dhe ai ndër të tjera thotë:

Berisha është acid - thotë Mark Marku

Postuar në 30 Janar, 2013 11:17

Mark Marku është pyetur nga Ilva Tare në emisionin e saj televiziv, “çfarë do të thotë karrierë e shpejtë brënda PD?”. Dhe përgjigja është: “Do të thotë të konformosh shpejt. Rruga më e shpejtë është konformizmi, të mos jesh kritik, të mos kesh ndjeshmëri dhe kjo të bën të papërgjegjshëm. Mund të mos jesh kritik por nuk mund të mos reagosh. Kur nuk reagon je njëlloj fajtor...”

Tare e “ngacmon” më pas lidhur me pamjen tashmë anektodike të mbledhjeve të grupit parlamentar të PD ku flet non stop Berisha e të tjerët dëgjojnë dhe Marku përgjigjet:

Ndrea Prendi ka vrarë Faik Myrtajn – thotë Prokuroria. Ndrea ankohet se Prokuroria i “ka bërë presion”

Postuar në 30 Janar, 2013 10:33

Në seancën e 39-të të procesit që zgjati tetë muaj, Prokuroria e Tiranës shpalli konkluzionet të pandehurit e ngjarjes së 21 janarit, ish-shefin e Gardës së Republikes Ndrea Prendin, ish-oficerin Agim Llupo dhe ish-shoferin Margarit Kume – njofton televizioni TCH.  

Besnik Mustafaj “qorton” Preç Zogajn, që i ka ndriçuar rrethanat e ndarjes nga Berisha

Postuar në 30 Janar, 2013 06:25

Besnik Mustafaj ka dhënë një intervistë për rubrikën lunch.com të Shqiptares.com, dhe aty ka do nënvizime me interes. Së pari, marrim vesh të vërtetën e ndarjes së Mustafajt me Berishën, gjë që deri më sot ishte pëshpëritur në formën e një thashethemi urban. Berisha një ditë prej ditësh i paska thënë: Për kë punon ti? Pas kësaj pyetjeje, ka pasur një debat, dhe ca orë më vonë ka ndodhur dorëheqja. Këtë e ka thënë Preç Zogaj në librin e tij të fundit, dhe vetë Mustafaj tregon se nuk e di këtë fakt.

Deputeti grek shpallet "non grata" (mundësitë që i jep media shqiptare e heroizojnë te ekstremistët në Greqi)

Postuar në 30 Janar, 2013 06:07

Deputeti i “Agimit të Artë”, Kristo Papas, nga dje është person “non grata” në Shqipëri. I ftuar në emisionin “A Shoë” në ‘Vizion Plus’,  ministri Edmond Panariti pohoi se Papas do të ndalohet të hyjë në Shqipëri si një person që nxit urrejtjen mes kombeve. “Me ndalimin e hyrjes së këtij personi në vendin tonë, ne u shërbejmë interesave kombëtare por edhe frymës europiane të fqinjësisë së mirë”, – citohet Panariti edhe nga e përditshmja MAPO.

Berisha: Taksën progresive e ka shpikur Koleka (njeh vetëm historinë e PPSH-së, siç duket)

Postuar në 30 Janar, 2013 05:27

Në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Ministrave, Berisha theksoi se taksa e sheshtë mbetet më optimalja për ekonominë. Sipas kryeministrit Berisha modeli i propozuar nga opozita për taksimin progresiv është një politikë që ka rezultuar e falimentuar. Ato janë politika që kanë dalë nga arkivat e Partisë së Punës së Shqipërisë, siç ishte rasti i taksës Koleka. Gazetarët investigative gjetën dhe dokumentin e tij, por që do mbeten vetëm në arkiva.”- tha Berisha.

VOA: Vizita në Tiranë e komisionerit Fyle nuk pritet të jetë një mision i lehtë

Postuar në 30 Janar, 2013 04:05

Komisioneri Stefan Fyle do të bëjë një përpjekje personale për të cuar drejt kompromisit shumicën dhe opozitën në Shqipëri, në mënyrë që vendi të ketë një shans për të marrë statusin kandidat qershorin e ardhshem. Ai ka vendosur të vijë në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama, të hënën e ardhshme - raporton Zëri i Amerikës.

Preç Zogaj mendon që PS duhet ta rishikojë ndërvartësinë e tre ligjeve nga zgjidhja e ngërçit të Fierit

Postuar në 30 Janar, 2013 03:35

Preç Zogaj në një editorial në të përditshmen Shqiptarja.Com analizon sulmet e Berishës ndaj opozitës për tre ligjet e pavotuara të paketës së statusit. Shkruan Zogaj: "Natyrisht, ka patur e ka gjithnjë plot kundërthënie në retorikën europianiste te kryeministrit. Fjala vjen, nëse ka siguri dhe bindje se marrja e statusit varet nga votimi i tre ligjeve, pse nuk lëshon qeveria në Fier, aq me tepër kur dihet se zgjedhjet në atë qark i ka fituar opozita?

Andi Bushati: Intelektualët me qira dhe alibia e Ramës për 3 ligjet

Postuar në 29 Janar, 2013 14:20

Në një shkrim të botuar te TemA, Andi Bushati ka analizuar peticionin e “intelektualëve” që i kërkojnë Edi Ramës “të votojë për 3 ligjet që duhen për statusin e vendit kandidat për BE”.

Islami radikal, një “bombë e kurdisur” në Kosovë - shkruan Der Standard

Postuar në 29 Janar, 2013 14:02

"Kosovë, islami radikal si një bombë e kurdisur” - e titullon gazeta austriake “Der Standard”, një shkrim, i cili jep të dhëna për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga grupe të caktuara me ideologji radikale këtij shteti më të ri në Evropë.

Në këtë shkrim jepen detaje për instalimin e grupeve me ideologji radikale në Kosovë që nga mbarimi i luftës në vitit 1999. “Der Standard”, tregon për mënyrën sesi imam konservator janë duke përhapur ideologji konservative.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme