Besnik Mustafaj “qorton” Preç Zogajn, që i ka ndriçuar rrethanat e ndarjes nga Berisha

Postuar në 30 Janar, 2013 06:25

Besnik Mustafaj ka dhënë një intervistë për rubrikën lunch.com të Shqiptares.com, dhe aty ka do nënvizime me interes. Së pari, marrim vesh të vërtetën e ndarjes së Mustafajt me Berishën, gjë që deri më sot ishte pëshpëritur në formën e një thashethemi urban. Berisha një ditë prej ditësh i paska thënë: Për kë punon ti? Pas kësaj pyetjeje, ka pasur një debat, dhe ca orë më vonë ka ndodhur dorëheqja. Këtë e ka thënë Preç Zogaj në librin e tij të fundit, dhe vetë Mustafaj tregon se nuk e di këtë fakt. “Preçi nuk duhet ta nxirrte në shesh këtë detaj; do doja ta kisha thënë vetë publikisht”, thotë B. Mustafaj. E po në këtë pikë, bën një pohim që e veçon atë nga bashkëpunëtorët e atij që është kryeministër i sotëm. “Unë kurrë s’kam marrë urdhëra nga Berisha”, saktëson ai.

Nënvizimi i dytë ka të bëjë me Kadarenë (nuk mund të mungonte). “Pas vitit ’90 Kadare s’ka bërë kryevepra. Pse? Sepse nuk e kupton lirinë”, thotë Mustafaj, që në fund pohon se ndër publicistët e gazetarët shqiptarë parapëlqen e lexon Lubonjën e Zogajn.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Kafshist Social... (not verified) on

Z. Mustafaj,

nuk është fundi i botës, jo! :)

në fund pohon se ndër publicistët e gazetarët shqiptarë parapëlqen e lexon Lubonjën e Zogajn.

Shikoni, kut të vijë lukunia anti-Lubonjiste dhe ta cilësoj edhe z. Mustafaj si barazlargësidashës. :)

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

"Nënvizimi i dytë ka të bëjë me Kadarenë (nuk mund të mungonte). Pas vitit ’90 Kadare s’ka bërë kryevepra. Pse? Sepse nuk e kupton lirinë".   Kadare nuk kuptoka lirine????????????

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Andono, ne kemi 80% te popullsise qe nuk e kupto se cfar do te thote liria / demokracia, kshu qe mos u cudit shume.

Gjithsesi besoj se Mustafaj e kishte me shume n'kuptimin qe enderra e lirise eshte me shume frymezuese sesa me ne fund te qenurit i lire.

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Ka nje keqkuptim ne kete mes.Kadareja ka qene gjithmone i lire,per meriten e tij veç.

Submitted by eni (not verified) on

Kam vetem nje pyetje per Besnik Mustafain dhe shume te tjere - Duhet te kalojne nje histori adhnimi ,   apo prishje interesash ...apo qejfmbetje te vogla e te medha qe te kthjellohen mbi cfare perfaqeson  ne te tërësi shefi i tyre ...(ne kete rast BERISHA) Nuk distancohen dot me heret - atehere kur gjithcka personale shkon vaj ???

Submitted by Lush Perpali (not verified) on

Eshte e vertete me sa duket, qe nuk ka marre urdhera.  Berisha nuk ka patur nevoje te jape urdhera per Mustafajn. Ai e kuptonte ne sy çfare kerkonte Berisha dhe i zbatonte pa qene nevoja qe ai te hape gojen.

Submitted by Lush Perpali i ... (not verified) on

Nuk e di perse vazhdon akoma ky legeni duke perdorur emrin Lush Perpali. O hajvan te kam thene edhe here tjeter, nxirr emrin tend te vertete dhe mos shkruaj me ne emrin tim se do te vije koha e do te ma paguash shtrenjet o gomar. Tashti te njoh se kush je ti o pisanjos e frigacak, qe nuk je i zoti te tregosh se kush je o njeri i marre. Duke perdorur emrin tim ti, ke shlyer veten tende o injorant. Mos harro se vetja jote eshte me e rendesishme per ty se sa te perdoresh emrin e dikuj tjeter per te shpifur e share te tjeret o njri i ndyre dhe i pafytre.

Submitted by Diana (not verified) on

Si eshte e mundur qe nje individ si Mustafaj qe pervec familjes se vet askush nuk e di se cfare ka shkruar ngrihet e flet ashtu per Kadarene?

Submitted by Kafshist QëS'eK... (not verified) on

Diana, meqë provokon, po të them diçka, si blogeri-blogeres.

Z. Mustafaj nuk prete të vlerësohet nga blogerat si ti e si unë, ka të tjera ambiente ku vlerësohet puna e tij artistike. Po me sa duket, janë ca njerëz që nuk e bëjnë dot, ose nuk duan ta bëjnë nga ligësia, dallimin mes individit, bindejve të tija politike (që në këtë rast janë thjesht jo-komuniste, për ta reduktuar pak konceptin) dhe aktivitetit të tij letrar.

Mustafaj nuk ka thënë asgjë të jashtë zakonshme, nga sa lexojmë këtu, ka thënë një të vërtetë, një fakt që të gjithë e konstatojnë. Kadareja nuk ka shkruar prozë të mirë pas ’90. Është marrë kryesisht me publicistik etj të ngjashme. Mos më pyet se nuk di t’i citoj një më një. Por proza e tij e pas ’90 nuk ka të krahasuar me veprat e publikuara më parë.

Ishte frika apo presioni i diktaturës që e frymëzonin apo ishte/është liria e çthurur e sotme që e inhibojnë, kjo do kohë të mësohet. Mbase nuk do të mësohet kurrë. Se fundja mund edhe t’i kenë mbaruar fishekët artistikë, z. Kadare.

Submitted by Kol Tivari (not verified) on

Por kur punonte  ne Insitutin marksit dhe te zeri i popullit a merrte urdhera nga Nexhi, thua?

Submitted by Rinush Zeka (not verified) on

Kur iku Kadareje Mustafaj vazhdonte e shkruante vjersha per komunizm. Te dalesh sot e te flasesh keshtu vertet duhet t  jesh i prekur nga simptoma seneliteti te thelle! Kush kujton se eshte ky tip, qe beri pak emer duke i ndenjur Berishes pas prapanices?

Submitted by Anonim (not verified) on

pikaaaa, pikaaaa!

mustafaj pelqeka ljubon!!  pse, shkrimtar eshte ky qe eshte i punesuar ne stacionet e sales??

kadareja nuk e kuptoka lirine!

e c'vete ne shqiperi.  a.zogu personalitet i shquar dhe f.noli bolshevik.  lubonja shkrimtar i shquar qe e pelqeka dhe mustafaj dhe kadareja nuk njohka lirine!!!

kjo quhet hakmarrja e inferiorit

Submitted by Bamka (not verified) on

Ne kete bote paska Zot dhe tani jam i sigurte se vdes i qete. Nuk do t'me treste dheu nese do te vdisja pa ditur se kush ish shkaku i ndarjes se Berishes me Mustafain. Rrofshi ju te respublic-es. Ky po perben lajm. Jane me mijra ata qe nuk duan t'ja dine nese i vene ne gjume femijet pa ngrene, vetem te mernin vesh se kush ishte shkaku i ketij divorci. Edhe njehere ju faleminderit per sqarimin e ketij problemi kaq thelbesor, i cili sidomos ka lidhje direkte me rregullin e levizjes ne sistemit tone diellor.

Submitted by Kole Jaku (not verified) on

Mu duk sikur lexova librin Trimerite e Fatbardh Pikaloshit.

Submitted by Geni (not verified) on

Mustafaj per ne shqiptaret. Ska as nje vlere. Per ti dhene rendesi vetes gjen te kapet me Kadarene.

Submitted by aqifAnonim (not verified) on

Se mos eshte ''prish'", per gjona te tjera, si psh pune lekesh, punra digitalbsh, se me doktorin te gjithe bashkepuntoret e tij per pune lekesh dhe tenderash jane prish, dhe Muci i di keto.

Submitted by Besiani (not verified) on

Disa thone se Besnik Mustafai nuk eshte asgje, perveç se per familjen e tij. Po te mos ishte asgje, nuk do te merreshim ne me komente. I keni pare shkrimtarucet ne liri, si Zogaj etj, merren me thashetheme per te shitur librat. Askujt nuk i prishet puna pse u prish Mustafai me Berishen, por shume shqiptare do te duan te lexojne librin dhe do ta blejne. Zogaj merr leke, Besnikut i del emri, mund te haje dhe nje dreke me parate e Zogajt. Une nuk e di se me ç'qellim e thote Mustafai mendimin e tij per Kadarene, por te jemi realistë, Kadareja nuk ka shkruar vepra madhore pas 1990. Ndoshta perjashtohet "Darka e vonuar". Flasim per krijimtari artistike, ja per zhanre te tjera. Madheshtine e tij askush nuk e ve ne dyshim.

Submitted by Diner's (not verified) on

"Darka e vonuar" nuk eshte veper e re e Kadarese. Eshte 'darke' e ringrohur, nga frigoriferi. Dmth eshte pjesa e dyte e 'Kronikes ne Gur', e rishkruar me partishmeri antikomuniste kesaj here, meqe u nderruan partite

Nuk mund te lejonte Kadreja i madh qe vepra e tij me e mire, Kronika ne Gur, te mbetej ashtu, me lavderimin e komshiut Enver etj. Prandaj shkroi nje te re, ku ne vend te Enverit, heroi qe zbret nga qielli eshte nje prift katolik,  vellai i gjyshit te rrefimtarit, qe nuk e ekzistonte ne variantin e pare te viteve '60, kur te kishe vellain e gjyshit prift nuk ishte fantazi e dobishme as per katoliket, e jo me per bektashinjte si Kadareja. Ishin kohet kur komshiu Enver i fuste ne burg keta prifterinjte! Ishin kohe te stuhishme!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.